An artist's depiction of the magnetic lines of force surrounding Earth known as the magnetosphere. - Elements of this image furnished by NASA; Shutterstock ID 272070311

Dëgjuan për Herë të Parë Zhurmën Magnetike të Tokës – Si dëgjohej?

/

Dëgjuan për herë të parë zhurmën e fushës magnetike të Tokës dhe tingujt të kujtojnë “thriller akustik”, të frikshëm.

Për herë të parë, siç njoftoi Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA), shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës morën sinjale magnetike të regjistruara nga satelitët “European Swarm” dhe i konvertuan në tinguj.

Në fakt vetë fusha magnetike rreth planetit tonë nuk mund të shihet apo dëgjohet drejtpërdrejt. Është një “flluskë” komplekse dhe dinamike që na mban të sigurtë nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara të “erës” së fuqishme diellore.

Kur këto grimca përplasen me atomet dhe molekulat, kryesisht oksigjenin dhe azotin, në atmosferën e sipërme të Tokës, atëherë disa nga përplasjet kthehen në ‘aurora borealis’ spektakolare, me ngjyrë jeshile-blu.

Fusha magnetike e Tokës prodhohet kryesisht nga një “oqean” prej hekuri të shkrirë shumë të nxehtë dhe rrotullues në bërthamën e jashtme të planetit tonë, i cili gjeneron rryma elektrike, të cilat nga ana e tyre gjenerojnë fushën elektromagnetike.

“Treshja” e satelitëve të misionit “Swarm” të ESAs, të nisur në vitin 2013, studiuan fushën magnetike të Tokës duke regjistruar saktësisht sinjalet e saj. Studiuesit dhe muzikantët danezë përdorën këto të dhëna magnetike, si nga bërthama e Tokës, ashtu edhe nga një stuhi gjeomagnetike e krijuar pas një shpërthimi diellor, për t’i kthyer ato në tinguj që dëgjohen paksa si zjarri, në një makth.

Siç deklaruan ata, qëllimi i tyre nuk është të trembin njerëzit, por t’u kujtojnë se fusha magnetike ekziston dhe megjithëse tingëllon paksa alarmante, në fakt jeta në Tokë varet nga ajo. Një seri altoparlantësh në sheshin Solbjerk të Kopenhagës do të transmetojnë periodikisht tingujt e fushës magnetike gjatë gjithë javës së 24-30 tetorit 2022.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zelenski Sulmon Izraelin

Next Story

Me Aromë Greke Fjalimi i Parë i Giorgia Meloni

Latest from Info