Pse Rusia & NATO Betejën e Madhe do e Bëjnë në Kherson

/

Për shkak se NATO e do, por e do Rusia edhe më shumë, beteja në Kherson është afër.

Amerikanët dhe britanikët duan ta marrin atë nga duart ruse. Gjithçka po përgatitet për betejën e madhe në Kherson, rajon të cilin Moska e çliroi në fillim të operacionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt. Kontrolli i rajonit është një flamur jetik për luftën Rusi-NATO në Ukrainë.

Pse rajoni është strategjikisht i rëndësishëm për rrjedhën e luftës së Rusisë në Ukrainë?

Sepse është Porta për në Krime.

Rajoni i Khersonit kufizohet me Krimenë dhe i siguron Moskës një urë tokësore për në gadishullin e Detit të Zi, që e mori në vitin 2014. Ripushtimi i rajonit Kherson nga Ukraina do ta privonte Moskën nga ky korridor tokësor. Kjo do të sillte gjithashtu artilerinë me rreze të gjatë veprimi NATO-Ukrainë më afër Krimesë, të cilën Moska e konsideron jetike për interesat e saj.

Në Krime, Rusia ka të vendosur një forcë të madhe ushtarake ruse, si dhe flotën e Detit të Zi, të cilën Moska e përdor për të projektuar fuqinë në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.

Sepse ka Ujin.

Furnizimi me ujë i Krimesë do të jetë gjithashtu në rrezik nëse amerikano-ukrainasit rimarrin rajonin Kherson.

Pasi Moska çliroi Krimenë, Kievi bllokoi furnizimin me ujë përmes kanalit të lumit Dnieper. Kur Rusia pushtoi pjesë të rajonit Kherson dhe Zaporizhias fqinje në lindje, ajo u zhvendos menjëherë për të zhbllokuar kanalin, për të lejuar që uji të rrjedhë drejt Krimesë. Rusia ka nevojë për këtë burim hidrik për popullsinë lokale, për ujitjen e tokave të thata të gadishullit, por edhe për shumë instalime ushtarake.

Sepse nga Kherson kalojnë Rrugët e Furnizimit.

Forcat ruse janë në llogore në bregun e djathtë perëndimor të lumit Dnieper, në pjesën veriore të rajonit Kherson. Është i vetmi vend ku Rusia ka një prani në bregun e djathtë të lumit të madh, që e ndan Ukrainën në dysh.

Forcat ukrainase me ndihmën e amerikanëve dhe britanikëve po godasin urat mbi lumë për të dëmtuar kapacitetin e furnizimit të Moskës. Humbja e asaj ane të lumit do t’i lejonte amerikano-ukrainasit të sulmonin linjat ruse të furnizimit, që mbështesin Zaporizhian, si dhe të kërkonin të rimerrnin centralin bërthamor atje, sipas analistëve ushtarakë.

“Bregu i djathtë është i rëndësishëm për të dyja palët, për Rusinë në mënyrë që të sigurohet stabiliteti i mbrojtjes në drejtim të Zaporizhias dhe për Ukrainën që të ndërpresë korridorin tokësor për në Krime, furnizimin me ujë të Krimesë dhe që të rimarrë kontrollin e centralit bërthamor”, tha Oleh Zhdanov, një analist ushtarak rus.

Sepse është Zona Simbol.

Qyteti i Kherson është deri më sot i vetmi kryeqytet rajonal që është pushtuar nga forcat ruse që nga pushtimi i 24 shkurtit. Prandaj, humbja e tij do të ishte një goditje e madhe simbolike për Kremlinin.

Sepse Kontrollon prej andej Detin e Zi

Rajoni i Khersonit, i cili kishte para luftës një popullsi prej mbi 1 milion banorë, ndodhet në Detin e Zi. Rimarrja e tij do të ndihmonte Kievin për të rimarrë kontrollin e disa vijave bregdetare, në një det që është një arterie kritike për eksportet e tij ushqimore në tregjet e huaja.

Sepse nga Kherson do të shkojë në Oddesë.

Odessa është simboli i krishtërimit, kulturës, historisë, traditës ruse dhe që të shkojë atje do të kalojë mes Kherson.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Londra po Ndryshon Kurs - E Kujdesshme me Ukrainën & Kinën

Next Story

Soltz "Ja ka Dalë" Të Shkatërrojë Ekonominë Gjermane

Latest from Info