Londra po Ndryshon Kurs – E Kujdesshme me Ukrainën & Kinën

/

Londra po ndryshon kurs: “Do të bëjmë veprime të kujdesshme me Ukrainën dhe Kinën”.

Anglia po zgjohet pak para kolapsit? Për t’u parë!

Tregjet janë në “vijën e parë” të politikës britanike me 8 nëntorin si datë vendimtare.

Bashkëpunëtorët e Sunak raportojnë se të gjithë e dinin se kryeministri britanik me origjinë indiane, nuk do të ndiqte politikën e Liz Truss dhe Boris Johnson në lidhje me Ukrainën.

Si njeri i tregjeve, por edhe si “kulturë”, Rishi Sunak është larg kolonialistit M. Johnson dhe sidomos Liz Truss.

Në përgjithësi, vendet perëndimore janë në një trazirë politike për shkak të efekteve të Ukrainës. Gjermania ka “tërhequr tapetin” dhe nuk është e interesuar për mbijetesën e vendeve të tjera të BEsë duke subvencionuar ekonominë e saj. Nëse vende të tjera do e kishin bërë këtë do ishin çuar në Gjykatën Europiane për “subvencione të paligjshme”. Në Itali Giorgia Meloni, e cila akuzohej si “ekstrem i djathtë” dhe “mbështetëse e Musolinit” është kryeministre tashmë. Në Francë qeveria mund t’i ketë mbijetuar mocionit të tanishëm të censurës, por nuk do të thotë se do t’i mbijetojë sulmeve të radhës, kujtoj Jelekët e Verdhë dhe Le Pen paralelisht. Në Bullgari ra qeveria proamerikane dhe erdhi qeveria e Borisovit. Në Greqi qeveria është mbuluar në skandale pafund dhe ekstremi i djathtë duket se do të marrë përqindej të larta. Gjithashtu në Spanjë dhe Rumani pritet të bien qeveritë.

Në fund të fundit, 8 Nëntori është afër, humbja e demokratëve për shkak të politikës së tyre në Ukrainë dhe ndikimit ekonomik që ka shkaktuar tek mesatarja amerikane pakënaqësi, do të jetë monumentale, nëse sondazhet konfirmohen. Dhe nëse republikanët fitojnë Kongresin dhe Senatin, atëherë skakiera politike globale ndryshon thelbësisht dhe tërësisht.

Kryeministri i parë indian i Britanisë, Rishi Sunak, nuk është thjesht i heshtur, është një mason i rangjeve të larta dhe nuk është aspak rastësisht sot kryeministër i Britanisë së Madhe. Ai e di shumë mirë gjithashtu se me gjashtë muaj të tjerë luftë në Ukrainë dhe një front me Rusinë për energjinë, ai përballet me një përplasje të pastër me laburistët pas dy vitesh.

Kryeministri i Britanisë mbajti 55-vjeçarin Jeremy Hunt si ministër të financave, gjë që pritej pak a shumë nga shumica e Mediave angleze për një klimë stabiliteti në tregje.

jeremy-hunt

Kancelar i Thesarit Jeremy Hunt.

Kujtohet se Hunt mori përsipër portofolin më kritik të mandatit të shkurtër të Truss, pasi paraardhësi i tij “u gjymtua” për shkak të planit të tij të dështuar të uljes së taksave.

Atij i kërkohet të menaxhojë presionet e forta inflacioniste që rrënojnë ekonominë britanike, zhvlerësimin e madh të paundit dhe valën e masave shtrënguese që përfshin Albionin e Vjetër.

cleverly1

Mbetet në postin e Ministrit të Jashtë, James Cleverly.

000_323L98A

Ben Wallace ruan postin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes
Megjithatë, ai ka vendosur si vijë të kuqe shpenzimin e 3% të PBBsë britanike për Mbrojtjen deri në vitin 2030, diçka për të cilën kryeministri i ri Sunak nuk është angazhuar. Rishi Sunak kërkon depërshkallëzimin e plotë të përfshirjes britanike në Ukrainë, pasi pas 8 nëntorit dhe humbjes së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, Biden do i ketë “duart e lidhura”.

raab

Dominic Raab
Aleati i ngushtë 48-vjeçar i Sunak ishte ministër i Jashtëm për periudhën 2019-2021 dhe më pas Ministër i Drejtësisë deri në shtatorin e kaluar. Tashmë, roli i Dominic Raab në strukturën e re qeveritare është i një rëndësie kyçe, ai është Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ishte edhe zëvendëskryeministër i qeverisë Johnson dhe mori përkohësisht detyrën e kryeministrit, në pranverën e vitit 2020, kur ky i fundit u sëmur me Covid-19 dhe duhej të shtrohej në spital për disa ditë.

000_32HT4AL

Suella Braverman

Po merr sërish detyrën e Home Office, më pak se një javë pasi dha dorëheqjen nga qeveria Truss.

Në letrën e saj të dorëheqjes, Braverman ishte e ashpër me administratën e Truss, duke lënë të kuptohet se ajo la postin për shkak të keqpërdorimeve.

Ideologjikisht ajo i përket krahut më të djathtë të konservatorëve, por në minutën e fundit ajo shprehu mbështetjen e saj për Sunak.

Grant Shapps merr përsipër Ministrinë e Biznesit, duke zëvendësuar Jacob Rees-Mogg i cili dha dorëheqjen më herët.

Nadim Zahawi, i lindur në Irak, merr postin e Presidentit të Partisë Konservatore, mbetet gjithashtu në qeveri.

Simon Hart është emëruar kreu i ri i kabinetit, duke zëvendësuar Wendy Morton.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Me Aromë Greke Fjalimi i Parë i Giorgia Meloni

Next Story

Pse Rusia & NATO Betejën e Madhe do e Bëjnë në Kherson

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një