SHBA/Zbulim: Individët e Vaksinuar Janë Një Specie e Re

/

Zbulimi shokues na tregon se të vaksinuarit janë tani më një specie e re njerëzore, “Homo Borg Genesis”!

Njerëzit e vaksinuar janë të mutatuar, jo njerëzorë, kjo është shqyrtuar nga Gjykata e Lartë e SHBAve!

SHBAtë janë nën Ligjin Ushtarak, për shkak të një emergjence të shëndetit publik, pandemisë, që prej vitit 2020.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i dorëzoi Autoritetit për Kontrollin e Shëndetit Publik të Departamentit të Mbrojtjes së SHBAsë një studim të kompletuar mbi njerëzit e vaksinuar.

Avokatit kryesor Todd Callender, për çështjen, i cili ka vënë në dukje se Amerika është ende nën ligjin ushtarak, që nga viti 2020, pohon atë që mendojnë një pjesë e mirë e banorëve të globit, që gjërat vetëm do të përkeqësohen në të ardhmen.

Avokat Todd Callender pohon se e njëjta situatë vlen për gjithë botë dhe për të gjitha qeveritë që po ndërmarrin hapa për të militarizuar shëndetin publik!

Le të kalojmë tani tek tema jonë, që ka të bëjë sërish me zbulimet e avokatit Todd Callender.

Ideja kryesore qëndron në faktin që pseudokoronavirusi, ka shndërruar në hibrid racën njerëzore, kjo është deklaruar në shumë studime dhe në disa Media, por tani ka konfirmim edhe nga struktura të tjera të rëndësishme.

Ky informacion është aq i madh sa njerëzit as nuk mund t’i perceprojnë dhe mendojnë implikimet, por ne duhet edhe t’i perceptojmë, edhe t’i kuptojmë, si dhe të dimë që hibridë të ndryshëm kanë nevoja të ndryshme.

Së fundmi, në emisionin “The Dr. Jane Ruby Show”, mësuam se sipas “Our World in Data”, 64% e popullsisë së botës ka marrë vaksinën kundër COVID, duke i modifikuar kështu gjenetikisht këta njerëz. Kujt i përket një person që merr një produkt i cili ndryshon gjenet, që i jep atij një përbërje gjenetike të ndryshme nga ajo me të cilën ka lindur? Çfarë thotë ligji për këtë? A janë “Homo Borg Genesis”, njerëzit e vaksinuar tani më, një specie e re njerëzore?

I ftuar në emision avokati Todd Callender, i cili ka ngritur një padi kundër Departamentit të Mbrojtjes për këtë çështje dhe e ka shtjelluar këtë çështje në dosjet e tij gjyqësore, sepse ligji, thotë ai, shprehet se, “kur dikush modifikohet gjenetikisht duke përdorur teknologjinë mRNA, atëherë është një organizëm i modifikuar gjenetikisht”. Ai që ka marrë vaksinën e modifikuar gjenetikisht tani i përket patentës së vaksinës. Gjithashtu, sipas juristëve të lartë, Amendamenti i 13të i Kushtetutës së SHBAsë e nxjerr jashtë ligjit këtë veprim.

Në artikullin e titulluar: “Vendim i Gjykatës së Lartë SHBA – Personat që kanë marrë vaksinat mARN konsiderohen të mutacionuar”, mësojmë me habi se me këtë çështje është marrë prej vitesh edhe vetë Gjykata e Lartë e SHBAsë.

Që nga viti 2013, Gjykata e Lartë e SHBAsë ka hedhur bazat që kompanitë të jenë të detyruara ligjërisht për pasojat që sjellin vaksinat mRNA, dhe se nuk mund të ketë përgjegjësi individuale, në aspektin shoqëror dhe global. Ekziston opinioni i Gjykatës së Lartë të SHBAsë, Nr.12-398, datë 13 qershor 2013, faqe 22 faqe, me titull “Shoqata për Patologji Molekulare, al. v. MYRIAD GENETICS, INC.”, sipas të cilit personi që do të vaksinohet në të ardhmen me një vaksinë mARN pëson mutacion dhe pushon së konsideruari si entitet njerëzor, siç ka qenë më parë, me çka kjo nënkupton për statusin e tij fizik dhe në vijimësi, për të drejtat e tij. Ky person konsiderohet se ka pësuar mutacion të përhershëm dhe tashmë është pronë e kompanisë që i ka bërë vaksinën.

Domethënë, për këtë, vetë Gjykata e Lartë e SHBAsë ka vendosur tashmë që në vitin 2013 dhe vendimi i saj i paska paraprirë vaksinës mARN, që botës do i zbulohej vjet.

Avokati Callender pohon gjithashtu në të njëjtën intervistë se, nëse një organizëm është modifikuar gjenetikisht, ai nuk i përket më të njëjtës specie. Tani është një specie e re. Çfarë të drejtash gëzon kjo specie e re?

Njerëzit që janë vaksinuar me vaksinën modifikuese të gjeneve Covid tani quhen “Homo Borg Genesis”. Ky është emërtimi i këtyre të vaksinuarve prej vitesh. Pra, nëse ata nuk përcaktohen më si “Homo sapiens”, çfarë lloj të ri të të drejtave mund të gëzojnë?

Emri “Homo Borg Genesis” vjen nga një punim kërkimor i NASAs, i shkruar në vitin 2001, i titulluar “Lufta e Gjeneratës së Pestë”, referuar superushtarëve.

Kemi kaluar nga modifikimi gjenetik i ushtarëve amerikanë që nga viti 2005, në modifikimin gjenetik të publikut, të popullatës, me një terapi gjenetike të avancuar edhe më të keqe që e quajmë “vaksina Covid-19”.

Sipas një studimi të botuar në “North Carolina Central University, Science and Intellectual Property Law Review” të titulluar “Genetic Warfare Superhumans And The Law”, qeveria amerikane po kryen një projekt të gjenomit njerëzor, projekt që redakton, korrigjon, ndërhyn në gjenomin njerëzor. Studimi përdor terma si: “përtej njeriut” dhe “përtej gjeneve njerëzore”.

Siç thotë ligji, këta njerëz mund të mos konsiderohen më “Homo sapiens” dhe të mos gëzojnë më të drejta të njëjta me njerëzit e tjerë, e parë kjo ligjërisht!

Kohë eskate! Kohë apokaliptike! Kohë të mbrapshta! Përkrah njerëzish të pavullnetshëm! Sot, edhe të mutacionuar.

Quo Vadis?!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Serbia Ble nga Greqia Avionë Ushtarakë 'Mirage 2000-5 Mk2'

Next Story

Eklipsi i Pjesshëm Diellor, Sot, 25 Tetor 2022

Latest from Info