Eklipsi i Pjesshëm Diellor, Sot, 25 Tetor 2022

Eklipsi i pjesshëm diellor më 25 tetor është i dukshëm edhe në Shqipëri.

Një eklips i pjesshëm diellor do të ndodhë sot, më 25 tetor dhe do të jetë i dukshëm në hemisferën veriore, në Afrikë, Azi dhe Europë, duke përfshirë edhe vendin tonë, duke filluar pak para mesditës. Eklipsi i ardhshëm diellor që do të jetë i dukshëm nga vendi ynë do të jetë në vitin 2027.

Faza maksimale e eklipsit do të vërehet në Rusinë Qendrore dhe Siberinë Perëndimore, ku Hëna do të mbulojë rreth 85% të diskut diellor.

Në Shqipëri kohëzgjatja e eklipsit do të jetë afërsisht 2 orë. Ai do të nisë në orën 11:35, mbulimi maksimal i diskut diellor (pothuajse 38%, një përqindje që do të arrijë në 46% në kufirin veri dhe verilindor të vendit) do të ndodhë në orën 12:35 dhe fenomeni do të përfundojë rreth orës 13:45.

Një eklips i pjesshëm ndodh kur Hëna vjen midis Tokës dhe Diellit, duke mbuluar vetëm një pjesë të yllit tonë. Eklipsi nuk mund dhe nuk duhet të vëzhgohet me sy të lirë (ekziston rreziku i dëmtimit serioz), por përmes dylbive, teleskopëve, apo syzeve me filtër të veçantë diellor.

Një eklips total hënor do të pasojë më 7 nëntor 2022, i cili do të jetë eklipsi i fundit total i vitit 2022.

Në vitin 2023 do të ketë katër eklipse: një eklips diellor total më 20 prill, një eklips hënor më 5-6 maj, një eklips diellor unazor më 14 tetor dhe një eklips të pjesshëm hënor më 28-29 tetor.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA/Zbulim: Individët e Vaksinuar Janë Një Specie e Re

Next Story

Klaus Schwab: Kush do ta Sundojë Planetin?

Latest from Info