Soltz ia ka dalë dhe po shkatërron ekonominë gjermane. Klima në ekonominë gjermane vazhdon të jetë e zymtë. Inflacioni dhe kriza energjitike kanë shkaktuar ndikimin e tyre në ekonominë gjermane, me besimin e biznesit në Gjermani të mbërthyer në nivelin më të ulët në më shumë se dy vjet, sipas Institutit “Ifo”.
Sipas “Ifo”, indeksi i tij mujor i besimit të biznesit, një tregues i rëndësishëm i shëndetit të ekonomisë më të madhe të Europës, ra në 84.3 në tetor nga 84.4 muajin e kaluar. Domethënë 84.3 biznese në 100 nuk kanë më besim tek ekonomia.
Ky është niveli më i ulët që nga maji 2020.
Megjithatë, ajo mbetet më e mirë se parashikimi i ekonomistëve për një rrëshqitje më të madhe. Sondazhi i “Ifo” bazohet në përgjigjet e rreth 9.000 bizneseve në sektorë të ndryshëm.
Vlerësimi i drejtuesve të biznesit gjerman për situatën e tyre aktuale ishte pak më i keq se në shtator. Në njoftimin e tij, Instituti thekson se: “Janë të shqetësuar për muajt në vijim. Ekonomia gjermane po përballet me një dimër të vështirë dhe gjendja në ekonominë gjermane vazhdon të jetë e zymtë”.
Në prodhim, “Ifo” vëren se “librat e porosive janë ende plot, megjithëse gjithnjë e më pak porosi të reja po vijnë”, ndërsa pritshmëria në sektorin e shitjes me pakicë “mbeten jashtëzakonisht e zymtë”.
Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë arriti në 10% muajin e kaluar dhe qeveria tha së fundmi se pret që produkti i brendshëm bruto të tkurret për tre tremujorë radhazi.
Javën e kaluar, Parlamenti Federal Gjerman hapi rrugën që Qeveria të sigurojë deri në 200 miliardë euro. Euro subvencione për familjet dhe bizneset deri në vitin 2024 për të lehtësuar presionin e çmimeve të larta të energjisë. Megjithatë, qeveria nuk ka dhënë planin e plotë me të gjitha detajet.