Qeveria e Re Serbe Pa Ministra Properëndimorë

/

Qeveria e re serbe, largon ministrat properëndimorë dhe padyshim që kjo qeveri nuk flet kurrë për sanksione ndaj Rusisë.

Serbia së bashku me Bjellorusinë janë të vetmet vende në Europë që nuk kanë vendosur sanksione kundër Rusisë. Qeveria e re e Serbisë e propozuar nga kryeministrja në detyrë Ana Brnabiç mori një votëbesim nga parlamenti të mërkurën (26/10/2022).

Nga gjithsej 250 deputetë, 157 deputetë votuan pro qeverisë ndërsa 68 votuan kundër. Është një qeveri koalicioni e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste (SPS) e cila ka mbështetjen e partive të pakicës. Struktura e re qeveritare përbëhet nga 28 ministri nga të cilat tre do të jenë pa portofol.

Është interesante se qeveria e re përjashtoi nga qeveria ministrat e mëparshëm, të cilët haptazi i kërkuan Serbisë të ndjekë një politikë properëndimore dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Nga ana tjetër, lideri socialist Ivica Daçiq, i cili mban marrëdhënie të ngushta me Moskën, u rikthye në qeveri si Ministër i Jashtëm.

Në deklaratat e saj programore, Brnabiç theksoi se integrimi evropian mbetet një synim strategjik, duke nënvizuar se BEja është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Serbisë.

“Stabiliteti, prosperiteti dhe lidhje më e mirë për të gjithë rajonin mund të arrihen vetëm nëse i përkasim familjes së kombeve europiane. Ne shpesh e kemi inat Bashkimin Europian për disa gjëra, por një Europë e bashkuar mbetet plani më i suksesshëm i paqes në botë. Destinacioni strategjik përfundimtar i Serbisë është brenda Bashkimit Europian”, theksoi ajo në fjalën e saj.

Kryeministrja e Serbisë në fjalën e saj kryesore nuk përmendi qëndrimin që do të marrë qeveria e saj ndaj kërkesës që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e Bashkimit Europian dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Përveç kësaj, ajo nuk përmendi marrëdhëniet me Moskën, apo mundësinë e rishikimit të qëndrimit të saj për çështjen e sanksioneve.

Serbia së bashku me Bjellorusinë janë të vetmet vende në Europë që nuk kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.

Sa më sipër duhet të lexohet me kujdes nga Kosova dhe Shqipëria, sepse gjeopolitika në dinamikën e lëvizjeve dhe vendimeve të ditëpasditshme në një kohë lufte, mund të çojë në ekstreme pozicionimesh këto tre shtete.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia Informoi Kinën & Indinë: “Do të Ketë Shpërthim Bërthamor në Çernobil me Kopje të Raketës Ruse 'Iskander'!

Next Story

Përgatiten Vendstrehimet në Qytetin Shën Petersburg

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe