SHBA po përgatitet për nivelin tjetër të përshkallëzimit, gati për të kaluar në fazën tjetër të konfliktit në luftën mes Rusisë dhe NATOs.
Vendosja dhe përforcimi i trupave amerikane në Poloni dhe Rumani rrit rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë. Sa i madh është rreziku dhe cilët mund të jenë skenarët e mundshëm?
Njësitë elitare të Divizionit “101 Ajror” të SHBAsë të stacionuara në Rumani, thuhet se janë gati të luftojnë “brenda natës” në tokën ukrainase. Përveç kësaj, SHBA përforcoi trupat e saj në bazën ushtarake polake në Kościuszko, ku trupi i 5të i ushtrisë është i vendosur përgjithmonë.
Pra, sa real është rreziku i përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBAsë dhe rrjedhimisht përshkallëzimi i mundshëm i konfliktit në Ukrainë?
Komandantët e Divizionit “101 Ajror”, të cilin Uashingtoni e zhvendosi në Europë gjatë verës, mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATOs, po sinjalizojnë gatishmërinë e trupave amerikane për të pushtuar Ukrainën.
Në një intervistë me ‘CBS News’, komandanti i ekipit luftarak të Brigadës së 2të, Kolonel Edwin Matthaidis, pohoi se ushtarët do të jenë “gati për të luftuar brenda natës”, nëse situata ushtarake përshkallëzohet ose sulmohet NATO.
Zv.komandanti i Divizionit, John Lubas shtoi: “Ne jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATOs. Divizioni ka “aftësi unike” për të kryer një sulm ajror”, tha ai.
Ushtarët e Forcave Ajrore, të njohur si “Shqiponjat Ulëritëse”, u transferuan në bazën ajrore të Rumanisë #Mihail Kogălniceanu# në korrik, të këtij viti. Për herë të parë në 80 vite, kjo njësi elitare, e konsideruar si njësia më e rëndësishme në forcat e armatosura të SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore, është ricaktuar të gjendet në Europë, në Poloni dhe Rumani, por edhe në Veri-Lindje të Greqisë.
Ky divizion është trajnuar për të qenë gati për luftim në çdo fushëbeteje brenda disa orësh. Rreth 4.700 ushtarakë (të cilët përfunduan shërbimin e tyre) po shërbejnë aktualisht në bazën rumune. Qendra operative e Divizionit është Ekipi Luftarak i Brigadës së 2të.
Alexander Bartosch i Akademisë Ruse të Shkencave Ushtarake beson se “Shqiponjat Ulëritëse” nuk janë një kërcënim serioz për shkak të numrit të vogël të trupave të vendosura atje, por mund të ndihmojnë në përshkallëzimin e luftës.
Një pushtim i mundshëm i Ukrainës do ta sillte ushtrinë amerikane në kontakt të drejtpërdrejtë me forcat ruse.
Bartosch shpjegoi:
“Kjo do të thotë se do të ketë luftë mes Rusisë dhe NATOs. Shtytja dhe pompoziteti në të cilin është angazhuar ushtria amerikane është dëshmi e injorancës së tyre (duke treguar se nuk e dinë) lidhur me atë që mund të pasojnë përpos veprimeve që do të ndërmarrin, sipas atyre që thonë.”
Një përfshirje e drejtpërdrejtë e “Shqiponjave Ulëritëse” në operacionet ushtarake në Ukrainë do të përfaqësonte “një hap të rëndësishëm drejt përshkallëzimit ushtarak”.
Eksperti paralajmëroi:
“Problemi nuk është përkulja ushtarake, por krijimi i një precedenti politik. Praktikisht do të ketë të bëjë me hyrjen e Rusisë në luftë kundër SHBAnë dhe vendet e tjera të NATOs.”
Sipas Bartosch, SHBA mund të përdorë “çdo pretekst” për të kaluar kufirin ukrainas.
Më tej ai shpjegoi:
“Shtetet e Bashkuara tashmë po luftojnë në Ukrainë me prokurë (tashmë janë duke luftuar me duar të huaja), forcat e armatosura të Ukrainës janë pozicionuar në mënyrë mashtruese si ushqim topash (amerikanët i shohin ushtarët ukrainas si ushqim për topat goditës).”
Alexander Artamonov, një ekspert ushtarak dhe i diplomuar në Akademinë Diplomatike Franceze, është dakord se përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA në konfliktin në Ukrainë do të përbënte një kërcënim të madh. Sipas tij, ajo që po bën SHBA është në fakt në përputhje (veprimet e Shteteve të Bashkuara korrespondojnë me realitetin) me disponimin e trupave amerikane.
Ai shpjegoi gjithashtu:
“SHBA tregon gatishmëri absolute për të kaluar në fazën tjetër të konfliktit. Mund ta shihni me sy të lirë. Si rregull, sa më provokuese veprimet e tyre, aq më fort ata qajnë për paqe. Përshkallëzimi vazhdon, ndonëse pak ditë më parë Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu bisedoi në telefon për situatën në Ukrainë, me shefin e Pentagonit, Lloyd Austin.
Mbërritja e ushtrisë amerikane në bazën ushtarake “Mihail Kogălniceanu” u shënua me një ceremoni solemne. Më pas u mbajt një stërvitje ushtarake me helikopterë, artileri, mitralozë dhe tanke së bashku me ushtarët rumunë për të demonstruar efektivitetin e tyre.”
Deri më 8 nëntor, ditën e zgjedhjeve të mdërmjetme në SHBA, suhtria ukrainase do të jetë në betejë, duke humbur mijëra ushtarë, çdo javë.
Kjo është një luftë gjithashtu që nuk dëgjojmë për numër të vdekurish! Pse? Gjithësesi të vdekur, bij nënash, ka me dhjetra mijë!