Ka përfunduar takimi privat që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Pallatin Qeveritar Maksimos.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e nisi fjalën e tij duke iu referuar sesa shumë gjëra kanë ndryshuar në një vit, që nga vizita e fundit e Kancelares gjermane Angela Merkel.
“Falë përpjekjeve të qytetarëve grekë, pothuajse gjithçka është shumë më ndryshe, si në ekonomi ashtu edhe në shoqëri. Greqia është jashtë mbikëqyrjes europiane dhe ka një nga ritmet më dinamike të rritjes ekonomike në Europë. Në të njëjtën kohë, ka nxitur eksportet dhe investimet, si dhe ka ulur borxhin publik”, tha ryeministri grek Mitsotakis.
“Të gjithë grekët janë krenarë për besueshmërinë që ka fituar vendi ynë. Greqia respekton dhe përdor siç duhet ndihmën europiane dhe efektivisht. Larg roleve të të fortit dhe të dobëtit, kreditorit dhe huamarrësit. Diskutojmë tashmë në mënyrë të barabartë dhe kreative. Po jetojmë në një epokë të re dhe tashmë Europa dhe Gjermania po bashkërendojnë hapat e tyre për politikën e gazit natyror”, shtoi Mitsotakis.
Sa më sipër, deklaratë që po komentohet si vasalitet më shumë sesa krenari greke, fjalë të përgjithshme sepse askush nuk po kupton realisht qëllimin e kësaj vizite pakorëshe të Kancelarit gjerman në Athinë.
Kryeministri grek nuk harroi të sulmonte sërish Rusinë dhe Presidentin Putin, qëndrim absurd, larg interesave reale të Greqisë dhe shtetasve të saj.
Mitsotakis protestoi gjithashtu ndaj lëvizjeve të Turqisë, të cilat sipas tij po helmojnë dialogun dhe po rrisin tensionin në Egje.
Në fund, ai vuri në dukje se çështja e dëmshpërblimeve të luftës gjermane është e hapur.
Sërish në fjalë të përgjithshme, pasi qeveria Mitsotakis nuk po merr asnjë masë për kthimin e dëmshpërblimit të luftës, që shkon në vlerën e dhjetra miliardë euro.
Kryeministri e priti z. Soltz në orën 11:00 dhe deklarohet nga kabineti i tij se axhenda e bisedimeve Mitsotakis – Soltz do të jenë energjia, lufta në Ukrainë dhe provokimi turk.
Në dialogun e shkurtër që patën para kamerave, Kyriakos Mitsotakis i foli Kancelarit gjerman për Kopshtin Kombëtar, duke i shpjeguar se ai ishte ndërtuar në shekullin e 16të, në një kohë kur ndikimi gjerman ishte ende i fortë në Greqi.
Dhe pas këtyre fjalëve duket jo thjesht vasaliteti i qeverisë greke tek kancelaria gjermane, por dorëzimi pa kushte, që vërtetojnë opozitën greke që i mëshon faktit se vendimmarrjet e qeverisë janë të drejtuara dhe të diktuara nga kancelaria gjermane, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe pa miratimin e tij.
Greqisë, sot më shumë se kurrë i nevojitej pozicionimi neutral në skakierën politike europiane, sepse për nga vetë pozicioni gjeografik nuk ka pse bëhet palë, teksa është nyja kryesore mes lindjes dhe perëndimit.
#GreatReset