Frika për Një Gusht Historik për nga Temperatuarat

/

Çfarë tregojnë parashikimet nga 6 qendra globale?

Kushtet do jenë të vështira në muajin e fundit të verës.

Kemi mbërritur në muajin e fundit të verës dhe valët e të nxehtit vazhdojnë dhe madje me intensitet të madh, megjithatë parashikimet e qendrave më të mëdha në Europë dhe SHBA flasin për… ferr në gusht!

Pak ditë më parë (15 korrik) meteorologu Kostas Lagouvardos në postimin e tij përmendi 6 qendra meteorologjike për muajin gusht.

Ai shprehet konkretisht në postimin e tij:

“Një vështrim i parë i temperaturave të gushtit…

Gushti pritet të jetë më i ngrohtë se normalja në Europën Juglindore (përfshirë Shqipërinë) sipas parashikimeve afatgjata të muajit korrik.

Sipas 95% të skenarëve të disponueshëm temperatura mesatare e gushtit do të jetë më e lartë se normalja për sezonin (periudha e referencës: 1993-2016).

Më konkretisht, skenarët më të mundshëm janë devijimet mesatare mujore: të rendit 1-2°C (45%) dhe 0-1°C (36%). Probabiliteti i devijimeve mesatare të temperaturës prej më shumë se 2°C është 14%.

Ky parashikim bazohet në një total prej 300 skenarësh të mundshëm nga qendrat e mëposhtme të parashikimit: ECMWF (Europë), UKMO (BM), Meteo-Francë (Francë), JMA (Japoni), NCEP (SHBA) dhe CMCC (Itali), siguruar nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus i Komisionit Europian.

Kujdes, megjithatë: theksohet se parashikimet afatgjata karakterizohen nga pasiguri e madhe dhe synojnë të vlerësojnë tendencën e evolucionit mujor dhe sezonal të kushteve mesatare të motit. Ndryshimet e temperaturës në baza ditore dhe lokale për shkak të ndikimit të të gjitha llojeve të sistemeve të motit, mund të ndryshojnë ndjeshëm nga ndryshimi mesatar gjatë një periudhe prej një ose më shumë muajsh në një zonë më të gjerë.”

Pra, 6 qendra globale të parashikimit të motit po konvergojnë në mendimin se probabiliteti që ky gusht të jetë më i ngrohtë se zakonisht është mbi 60-70%. Pra ka mundësi që në ditët në vijim të kemi një episod tjetër të të nxehtit ekstrem.

Previous Story

Anija e Mbytur në Detin Balltik & Hambari Plot me Shishe Shampanje!

Next Story

Të Keni Paqe!

Latest from Info