Në verën e vitit 1929 Amerika ishte e begatë. Njerëzit merrnin hua nga bankat për “të luajtur” në Wall Street. Më të mprehtët, më të zgjuarit, atëherë, folën për një “flluskë” gati për të shpërthyer. Ka në çdo epokë të tillë, njerëz të zgjuar pra, por që rrallë herë dëgjohen nga të tjerët.
Edhe Dow Jones Industrial Average (DJIA) arriti në nivelin më të lartë historik prej 381.17 (3 shtator 1929). Vlera e aksioneve në treg ishte rritur aq shumë, sa më të zgjuarit sërish folën për një “flluskë”, gati për të shpërthyer dhe ashtu ndodhi, dhe kjo përplasje dhe flluskë prodhoi miliarderin Soros.
Kthehemi në Amerikë dhe kujtojmë se qarqet financiare nga frika e rënies së çmimeve të aksioneve, filluan t’i likuidojnë ato. Më 24 tetor 1929, 13 milionë aksione ndryshuan duart, një numër rekord për analet e bursave (“e Enjtja e Zezë”). Paniku filloi të kapë investitorët dhe agjentët e aksioneve. “Lojtarët” e mëdhenj të Wall Street filluan të blinin masivisht çipsat blu, në përpjekje për të frenuar rënien. Kjo taktikë kishte dhënë rezultat në krizën e bursave të vitit 1907, por nuk dha kësaj here.
Në fundjavën e ndërmjetme situata u dramatizua më tej nga shtypi. Të hënën, më 28 tetor, çmimet vijuan ecurinë rënëse, me investitorët që kanë hequr qafe “letrat” e tyre, për të kërkuar mundësi më të mira investimi. Indeksi humbi 12% të vlerës së tij dhe 16.4 milionë aksione ndryshojnë duart sërish.
Të nesërmen, Wall Street ra (“e marta e zezë”). Shumë banka që kishin investuar paratë e klientëve të tyre në aksione për të realizuar fitime më të mëdha, u përballen me probleme të pazgjidhshme dhe në ditët në vijim shpallën falimentimin.
Rënia e tregut të aksioneve përkeqësoi gjendjen e brishtë të ekonomisë amerikane dhe kontribuoi në Depresionin e Madh të viteve 1930, i cili goditi Europën dhe Amerikën, me falimentime të korporatave, papunësi masive dhe përqendrim të madh të kapitalit.
Wall Street u rikuperua përkohësisht në fillim të viteve 1930, për të rënë përsëri në periudhën pasuese dhe Dow Jones arriti një nivel më të ulët historik prej 41.22 më 8 korrik 1932. Në vitin 1931, Kongresi krijoi Komisionin ‘Pecora’ për të studiuar shkaqet e krizës së tregut të aksioneve dhe bazuar në gjetjet e këtij Komisioni, u vendos miratimi i ‘Aktit Glass-Sigal’ të vitit 1933, i cili ndau bankat, në banka tregtare dhe në banka të investimeve.
Në vitet në vijim, bazuar në përvojën e Wall Street, tregjet e aksioneve në mbarë botën morën hapa për të parandaluar një tjetër përplasje të bursës.
Efektet e “crash-it” në SHBA, në shifra:
12.000.000 të papunë;
12.000 humbnin punën çdo ditë;
20 mijë biznese deklaruan falimentim;
1.616 banka falimentuan;
1 në 20 fermerë lanë femrat;
23.000 vetëvrasje ndodhën në një vit, një numër rekord në historinë e Amerikës;
Nga gabimet dhe plagët e së shkuarës duhet mësuar dhe duhet t’u referohemi shpesh, qoftë edhe për ‘case study’, për më shumë siguri në çdo lloj investimi.