Rrëmujë në planet me ato që tha “Cari” në Forumin Valdai.
Presidenti Putin përdori fjalimin e tij të përvitshëm në Forumin Valdai, për të bërë ekspozenë e axhendës së politikës së tij të jashtme, duke deklaruar se Rendi Global Perëndimor po rrënohet dhe se ka ardhur ora të rithemelohet një “Rend Global Multipolar”, në të cilin Moska do të ketë më shumë potencë.
Çudi bëri një anekdotë e tij, lidhur mesa ndodhin në Europë, me drejtuesit politikë të Europës, që i vendosin sanskione Rusisë dhe shkatërrojnë kështu qytetarët e Europës, por kurrësesi Moskën.
Anekdota
Në një familje gjermane, mbrëmja afroi dhe anëtarët e familjes u mblodhën në shtëpi. Të gjithë ishin në sallon, ku ndodhej edhe djali i vogël i familje. Teksa kaloriferët nuk ishin ndezur dhe temperatura nuk ishte e duhura, në familje u zhvillua ky dialog i shkurtër:
Djali: Babi, pse bën kaq ftohtë?
Babai: Sepse Rusia sulmoi Ukrainën.
Djali: Dhe e kemi ne fajin për këtë?
Babai: I vendosëm sanksione Rusisë për këtë.
Djali: Për ç’arsye?
Babai: Që të ndihen keq.
Djali: Domethënë jemi rusë?