Moska Akuzë Zyrtare: Nord Stream 1 & 2 u Goditën nga Britania e Madhe

/

Moska deklaroi: “Marina Mbretërore Britanike shpërtheu tubacionet e gazit natyror Nord Stream 1 dhe 2”.

Rusia denoncon zyrtarisht Britaninë për sabotim. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se një njësi e Marinës Mbretërore Britanike hodhi në erë tubacionet e gazit natyror Nord Stream në Detin Balltik.

“Sipas informacioneve në dispozicion, përfaqësues të Marinës Britanike (Mbretërore), të një njësie të veçantë, morën pjesë në planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e një sulmi terrorist në Detin Balltik më 26 shtator të këtij viti, duke hedhur në erë tubacionin e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2”, thuhet në njoftim.

Është hera e parë që Moska identifikon zyrtarisht autorin e shpërthimit të 26 shtatorit të dy tubacioneve.

Vihet re se rusët akuzojnë britanikët se kanë luajtur rolin organizator në hedhjen në erë të urës së Krimesë, gjithashtu.

Nga ana tjetër, profesori i ekonomisë i Universitetit Columbi, Jeffrey Sachs, së fundmi tha në Bloomberg TV se SHBA ishte përgjegjëse për sulmet në tubacionet ruse Nord Stream. Sigurisht, e vërteta është se SHBAja dhe Britania në thelb përbëjnë një “entitet anglosakson” dhe në këtë luftë kanë vepruar deri më tani si një trup.

Profesori shpjegoi se SHBA ishte fajtori më i mundshëm, përkrah Britanisë, për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream, duke vënë në dukje vetë kërcënimet e thëna nga goja e presidentit Joe Biden, por edhe e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, lidhur me dëshirën e tyre për t’i dhënë fund gazsjellësit, që Europa të mos mund të furnizohej më me gaz.

Fakti që mediat perëndimore nuk merren me shpërthimin e tubacioneve të gazsjellësit dhe Europa heshti për atë që iu bë brenda territorit të saj, e dëshmon fajtorin, nuk ka nevojë më për fakte.

Perëndimorët u përpoqën të thoshin që vetë Rusia e ka bërë, por edhe postimi sarkastik i Radislav Sikorskit, ish Ministër i Jashtëm i Polonisë: “Faleminderit SHBA” dhe shfaqja e pamjeve të rrjedhjes së gazit, është shumë interesant si element për të identifikuar autorin.

Gjithësesi, rusët pas afro 42 ditë hetime janë tani më të sigurtë me prova dhe fakte që aktin e sabotazhit në tubacionet Nord Stream e kanë kryer Britanikët. Ndaj dhe tërheqja e menjëherëshme e Britanisë së Madhe dhe Kryeministrit të saj, për të deklaruar se nuk do i dërgojnë më ndihmë Ukrainës, të detyruar dhe të frikësuar se mund të ishin shënjestër sulmi nga Rusia, edhe pas një seri deklaratash të kuadrove të lartë të ushtrisë ruse, se Anglinë mund edhe ta zhysin në oqean.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Elon Musk Zhbllokon Llogaritë "e Ndaluara" në Twitter (video)

Next Story

Pragë / Protestë: Hiqni Sanksionet Kundër Rusisë

Latest from Info