Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë thënë sot Perëndimit tekstualisht: ‘Nëse doni më shumë naftë, na telefononi’.
Në mënyrë të qartë dhe vertikalisht goditëse, Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga prodhuesit kryesorë të OPEC+, ua bënë të qartë SHBAve dhe vendeve të tjera perëndimore se, “nafta është atje” ata thjesht duhet të paguajnë çmimin e vendosur nga organizata për ta blerë atë.
Domethënë nuk ka mungesë të naftës në mbarë botën, thjesht prodhimi u ul për numër fuçish në ditë, për të mbështetur çmimin e saj pas hapjes së rezervave strategjike të SHBAsë, që çoi në një ulje të dukshme të çmimit të fuçisë.
Ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe Suhail al-Mazroui tha sot se aleanca OPEC+ është e përkushtuar t’i sigurojë botës naftën që i nevojitet dhe se “ne jemi vetëm një telefonatë larg nëse ekzistojnë kushtet”.
Logjika e vendeve të OPEC+ ndaj vendeve të Perëndimit është se “meqenëse keni naftë mund të konsumoni prej saj, por ne duhet të mbështesim çmimet e produktit tonë. Nëse ka mungesën më të vogël, thjesht dhe qartë, me një telefonatë do ta kompensojmë”.