Skandali me ish Kryeministren e Britanisë – Vërtetohet Deklarata Ruse

/

Media e shkruar britanike raporton se hakerët rusë përgjonin telefonin celular të Liz Truss para se ajo të bëhej kryeministre.

Gazeta britanike raporton se telefoni celular i sekretarit të jashtëm të atëhershëm ishte hakeruar gjithashtu dhe sulmuesit kishin akses në mesazhe të klasifikuara për Ukrainën dhe qeverinë britanike.

Telefoni celular i Liz Truss ka qenë në duart e hakerëve rusë që nga vera, para se ajo të zgjidhej kryeministre e Britanisë, por edhe më pas adresa e saj iCloud, nga telefoni i saj iPhone, gjithashtu e hakeruar.

Hakerët fituan akses në bisedat e fshehta me aktorë ndërkombëtarë, si dhe në mesazhet private që ajo shkëmbente me mikun e saj të ngushtë (dhe ministrin e financave në qeverinë e saj) Kwasi Kwarteng.

Disa nga mesazhet besohet se kanë qenë kritike ndaj kryeministrit të atëhershëm Boris Johnson, duke i dhënë fuqisë së huaj një mundësi për shantazh. Të tjera flisnin për luftën në Ukrainë, por edhe për transferimin e armëve perëndimore në Ukrainë.

Sot, hakerat kanë nxjerrë megaskandalin e kryeministres angleze. Liz Truss i dërgoi mesazh Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken, ditën që ndodhën shpërthimet në tubacionet e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2, mesazhi është ky:

“It’s done!” (U bë / u krye!)

Qeveria britanike nuk pranoi të komentojë mbi këtë, megjithëse të gjithë janë në alert dhe në pritje të reagimeve shumëpalëshe.

Kur mendojmë që as qeveria britanike nuk është e sigurt në komunikimet e saj dhe provohet që gjithçka është e thyeshme dhe e penetrueshme nga të tretë, atëherë Perëndimi duhet të mendohet gjerë e gjatë për çdo ndërmarrje dhe veprim të tij në të ardhmen, në çdo sferë, pasi rezulton që është tërësisht i survejuar, nga rusët.

Mesazhi i hakeruar i kryeministres britanike, dërguar tek Sekretari amerikan do të jetë dëmi më i madh që i është bërë moralit të kësaj lufte të perëndimorëve në Ukrainë, kundër Rusisë.

Reagimi i Rusisë imagjinohet lehtësisht, prej gjithkujt që po ndjek luftën, se cili do të mund të jetë. Përshkallëzim! Por tani më, me një luftë pa moral nga anglo-saksonët që godasin infrastrukturën energjitike të Europës / BEsë. Sepse tubacionet e gazsjellësit nuk janë infrastrukturë ruse, por tërësisht europiane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Miniera që Kërkon Europa

Next Story

Për Herë të Parë në Histori (S-70 Okhotnik)

Latest from Info