Numri i të vdekurve nga tajfuni Nalge, shkon në 98 persona.
Shumica e viktimave humbën nga rrëshqitjet dhe përmbytjet në Mindanao. Stuhia u largua pasditen e djeshme, drejt Detit të Kinës Jugore.
Numri i të vdekurve nga tajfuni Nalge, që goditi Filipinet në njëzet e katër orët e fundit, është rritur në 98, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.
Dhjetra trupa të tjerë u gjetën dhe numri i të vdekurve u rrit nga 48 në 98, tha Agjencia.
Stuhia goditi Luzon, ishullin më të madh dhe më të populluar të vendit të Azisë Juglindore, natën e së shtunës deri të dielën, duke përfshirë gjithçka në rrugën e saj dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Kryeqyteti Manila dhe qytetet përreth u përmbytën.
Stuhia u largua mbrëmjen e djeshme, drejt Detit të Kinës Jugore.
Mesatarisht, rreth njëzet tajfunë dhe stuhi godasin Filipinet çdo vit; ata vrasin banorë dhe bagëti, shkatërrojnë ferma, shtëpi, rrugë, ura. Megjithatë, jugu rrallë përjeton fatkeqësi.
Shkencëtarët paralajmërojnë se ndërsa planeti ndikohet nga ndryshimet klimatike, stuhitë dhe uraganet do të bëhen gjithnjë e më të fuqishme. Paralelisht në zona të tjera të globit kemi thatësirë absolute.