Biden Debaton me Zelenskin në Telefon – “Mosmirënjohës”

/

Biden e humbi durimin në një bisedë me Zelenskin, shkruajnë gazetat amerikane, duke cituar burime nga zyra e vetë Presidentit Biden.

Sipas gazetave, Biden ka ngritur zërin tek Zelenski para disa kohësh, duke i thënë se Presidenti i Ukrainës duhet të jetë më mirënjohës për ndihmën e dhënë nga Uashingtoni.

Kjo ndodhi kur udhëheqësi amerikan mbaroi së foluri për ndarjen e 1 miliard dollarëve të tjera për Kievin dhe Zelenski filloi të kërkonte ndihmë shtesë.

Mediat raportuan se Biden “privatisht” i tha Zelenskit se do të ishte e vështirë për të, që të vazhdonte të kërkonte para nga Kongresi nëse, Presidenti ukrainas nuk ndalonte së ankuari dhe vazhdonte të fliste për ndihmë “të pamjaftueshme” për Kievin.

E njëjta skenë, e njëjta bisedë njoftohet se është bërë edhe dje mes dy presidentëve.

Zelenski mesa duket e di mirë fundin e kësaj lufte, ndaj dhe tani po mendon për të shtuar pasurinë e tij financiare. Kjo është fytyra qesharake e kësaj lufte.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqia Një Hap Tjetër Drejt Islamit, me Kushtetutë!

Next Story

Historia e Shtëpisë së Bardhë

Latest from Info