Votuesit e Majtë në Amerikë Akuzojnë Obamën për Luftën Bërthamore

/

Qytetarët amerikanë, votuesit demokratë të majtë iu drejtuan Obamës duke i thënë: “Ju po na çoni në një luftë bërthamore. Ju i nisët të gjitha në vitin 2014”.

Kaos mbizotëroi në fjalimin e fushatës së ish presidentit amerikan Obama (i cili ishte dhe është një nga politikanët më të njohur të demokratëve), ku votuesit e demokratëve e refuzuan atë dhe brohoritën negativisht për politikën e ndjekur nga administrata Biden, e cila e ka sjellë planetin në prag të luftës bërthamore.

Vihet re se ky është reagim i mbështetësve demokratë, të cilët janë zhgënjyer shumë me politikat e administratës së Bidenit, të cilat kanë shkaktuar një valë të tmerrshme çmimesh të larta, ndërkohë që kanë ngjallur frikën tek amerikanët se jeta e tyre mund të humbasë në një holokaust bërthamor.

“Ju përmbysët qeverinë e Ukrainës në 2014, përmbysët qeverinë legjitime të Ukrainës në 2014, na tregoni për planet tuaja për luftë bërthamore me Rusinë, ndaloni së shkaktuari luftë bërthamore me Rusinë, ju do të na vrisni të gjithëve, Rusia nuk është armiku. Viktoria Nuland financoi grushtin e shtetit (në Ukrainë)”, i thanë duke protestuan votuesit demokratë.

Ish presidenti amerikan Obama u përpoq të jepte disa justifikime, por zëri i tij humbi në protestat masive të mbështetësve të partisë.

Gjërat nuk po shkojnë mirë për demokratët, sondazhet dhe atmosfera tregojnë se ata do të pësojnë një disfatë dërrmuese në zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit 2022.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Moska Kërcënon Londrën

Next Story

Ja Pse Dha Dorëheqjen Liz Truss

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe