Medvedev: “Ne po luftojmë kundër Satanit (Perëndimit) në Ukrainë. Kemi armët për t’i dërguar në ferr”.
Për herë të parë, Moska i atribuon karakteristikat e një lufte të shenjtë, konfliktit të Ukrainës.
Ish presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev e quajti luftën në Ukrainë një “konflikt të shenjtë me Satanin” dhe theksoi se Moska mund t’i dërgojë të gjithë armiqtë e saj “në zjarret e përjetshme të Ferrit” (Ferri sipas Dhiatës së Vjetër, është vendi ku mëkatarët do të ndëshkohen pas vdekjes).
Në këtë moment në Ukrainë po ndodh konfrontimi më i madh midis Rusisë dhe SHBAsë, që nga kriza e raketave Kubane në vitin 1962 dhe sërish njerëzimi është në prag të një lufte bërthamore.
Medvedev tha se Moska po lufton “nazistët e çmendur, të varur nga droga” në Ukrainë, të cilët mbështeten nga Perëndimi, “duke u derdhur në nofullat e tyre me shthurje”.
Në mesazhin e tij për Ditën e Unitetit Kombëtar, Medvedev tha se qëllimi i vendit është “të ndalojë liderin suprem të Ferrit, çfarëdo emri që ai përdor, Satan, Luçifer apo Iblis (siç quhet Djalli në Islam)”.
“Armët e Satanait”, përfundoi Medvedev, “janë gënjeshtra artizanale. Dhe arma jonë është e vërteta. Kjo është edhe arsyeja pse çështja jonë është e drejtë. Kjo është arsyeja pse ne do të fitojmë! Gëzuar festat!”
Është hera e parë që një zyrtar i lartë i qeverisë ruse si Medvedev i jep karakteristikat e një konflikti të shenjtë, luftës së Rusisë kundër Perëndimit në Ukrainë.
Lufta e Shenjtë ka një të vërtetë themelore strukturore. Ajo është ekzistenciale. Kush humbet pushon së ekzistuari. Deklarata e tij është shumë serioze pasi tregon se Moska është e vendosur t’i shkojë deri në fund.
Medvedev nuk flet vetë, ai është një person që flet çdo ditë me Presidentin rus Vladimir Putin.
Deklaratat e tij sot tregojnë qartë se rusët e konsiderojnë veten si mbrojtësit e fundit të ortodoksisë dhe vlerave tradicionale të krishtera.
E vërteta është se ata kanë çdo të drejtë ta bëjnë këtë, pasi në Perëndim vlerat e krishtera janë gërryer për dekada.
Për shoqërinë ruse, lufta me Perëndimin është me të vërtetë luftë kundër Satanait, ose ndryshe kundër forcave të antiKrishtit.
Moska konsideron se në mesin e këtyre forcave “të këqija”, SHBAtë dhe Bashkimi Europian zënë pozicion të spikatur.