“Aromë” Baruti mes Kosovës & Serbisë

/

Aromë baruti mes dy vendeve. Serbët tërhiqen nga organet shtetërore të Kosovës.

Urdhër për të rrëzuar dronët e NATOs, ndërsa aeroplanmbajtësi ‘USS George Bush’ gjendet në Kroaci.

Stërvitje e jashtëzakonshme e Ushtrisë Serbe. Informacionet thonë se orët e ardhshme janë kritike.

72 orët e ardhshme janë shumë kritike për Ballkanin pasi kryeministri i Kosovës, A. Kurti, refuzoi të njohë “Bashkimin e Komunave Serbe të Veriut të Kosovës”, siç parashikohet shprehimisht në Marrëveshjen e Brukselit!

Kurti madje ka shkarkuar edhe drejtorin e Policisë Rajonale Serbe të Veriut të Kosovës, për refuzim të zbatimit të vendimit për ndryshimin e targave vendore serbe dhe zëvendësimin e tyre me ato kosovare.

Vuçiç ishte në kontakt gjatë natës me serbët në Mitrovicë dhe priten vendime, të cilësuara si më kritiket në historinë e shekullit të ri për Serbinë. Të shtunën të gjithë serbët e Mitrovicës po përgatiten të dalin në rrugë për një protestë kundër shqiptarëve dhe perëndimit, si dhe ushtria serbe do të jetë në gatishmëri për t’i mbrojtur e armatosur, në rast se sulmohen nga shqiptarët e Kosovës.

Është karakteristikë se presidenti Vuçiç ka anuluar të gjitha udhëtimet e tij, ka thirrur mbledhjen urgjente të Këshillit të Ministrave për të shtunën, ku do të merren vendimet përfundimtare dhe më pas do të takohet me ambasadorin kinez dhe rus.

Madje, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë u takua me ambasadorin rus.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS George Bush ka nxituar për të mbërritur në portin kroat të Splitit, sipas Flotës së 6të të SHBAsë.

Ky grup anijesh hynë në Mesdhe më 25 gusht 2022, mes tyre edhe një aeroplanmbajtëse, që përfshin kryqëzorin ‘USS Leyte Gulf’, katër shkatërrues ‘USS Nitze’, ‘USS Farragut’, ‘USS Truxtun’ dhe ‘USS Delbert Black’ dhe një nëndetëse sulmuese të armatosur me raketa ‘Tomahawk’.

Gjithashtu, një grup i dytë sulmues amerikan, i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja e re ‘USS Gerald Ford’, është nisur për në Europë.

Ajo duhet të mbërrijë në mes të nëntorit 2022.

Aeroplanmbajtësja e gjeneratës së fundit, e cila do të mbajë rreth 90 avionë dhe helikopterë, duke përfshirë luftëtarët e gjeneratës së pestë F-35C, do t’i afrohet bazës detare Portsmouth në Anglinë jugore.

Ajo shoqërohet nga një kryqëzor, nga shkatërrues dhe nga një nëndetëse sulmi bërthamor.

Serbët tërhiqen nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit politikë të serbëve paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë në shenjë proteste kundër shkarkimit të komandantit serb të departamentit të policisë së Veriut të Kosovës.

Komanda e policisë në veri të Kosovës dhe policia serbe etnike refuzuan të zbatojnë vendimin e qeverisë për të zëvendësuar targat serbe dhe Ministria e Brendshme e Kosovës e pezulloi komandantin Nenad Gjuriç.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Lideri politik i serbëve të Kosovës, Goran Rakiç, ka thirrur të shtunën, mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Politik Serb, ku do të propozojë tërheqjen e serbëve nga qeveria dhe Parlamenti i Kosovës dhe ngritjen e Institucioneve paralele që do të funksionojnë në Veri të Kosovës, ku popullsia serbe është shumicë.

Po nesër në Beograd do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, si dhe një delegacion politik i serbëve të Kosovës.

E vetmja çështje në takim do të jetë vendimi i Prishtinës për ndërrimin e targave të Serbisë dhe do të shqyrtohet edhe mundësia e tërheqjes së serbëve nga Organet Qeverisëse të Kosovës. Siç njoftoi Presidenca e Republikës, Aleksandar Vuçiç pas takimit do të informojë personalisht ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd për situatën në Kosovë.

Vuçiç do të informojë edhe patriarkun e serbëve Porfirio, si dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë.

Ndërmjetësi i BEsë në dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, sot pasdite arrin në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Alerxandar Vuçiç.

Tregues i shqetësimit që mbizotëron në Beograd për situatën në Kosovë është fakti se Vuçiç ka shtyrë për ditët në vijim të gjitha vizitat e planifikuara jashtë vendit, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen e tij, më 7 nëntor, në konferencën COP27 për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Egjipt.

Vihet re se qeveria e Albin Kurtit filloi të zbatojë gradualisht nga 1 nëntori vendimin e saj për zëvendësimin e targave që nuk janë lëshuar në Kosovë. SHBAja dhe BEja kërkuan nga qeveria e Kosovës që të pezullojë zbatimin e masës për dhjetë muaj. Kërkesa e tyre nuk u dëgjua.

Vuçiç paralajmëron: “Nuk do të lejojmë dronët e NATOs të na spiunojnë”.

Presidenti serb Aleskandr Vuçiq ka marrë pjesë personalisht në një stërvitje ushtarake emergjente, pasi Beogradi raportohet se është i shqetësuar për destabilizim në rajon, nga ana e NATOs në bashkëpunim me shqiptarët, duke përgatitur një provokim për serbët që jetojnë në Kosovë. Presidenti serb akuzoi NATOn për provokime pranë kufirit serb.

Ai tha se nuk është hera e parë që dronë vërehen mbi kazermat e ushtrisë serbe, “dhe për këtë, kemi paralajmëruar para se të vazhdojmë me rrëzimin, nuk mund të lejojmë që dikush të spiunojë objektet tona”, tha Presidenti serb.

I pyetur nga gazetarët gjatë stërvitjes se çfarë i mbron qiejt e Serbisë, duke marrë parasysh ngjarjet e ditëve të mëparshme, Vuçiç tha se, “shumë politikanë në Perëndim po jetojnë në epokën e 20 apo 30 viteve më parë, por gjërat kanë ndryshuar dukshëm. Fuqia e Serbisë sot është e pakrahasueshme, në raport me të kaluarën, por nga ana tjetër nuk është çështje pushteti, por kryesisht politike.

Ne do të jemi në gjendje të ruajmë paqen dhe kjo është detyra jonë prioritare dhe ne po bëjmë çmos për ta realizuar këtë.

I kemi vërejtur ditë më parë këto fluturime dhe i kemi paralajmëruar. Ky lloj grumbullimi i paligjshëm i inteligjencës përfaqëson një lloj agresioni kundër një vendi sovran”, tha Vuçiq në qendrën stërvitore Pasuljanska Livada pranë Cuprija, ku u mbajt një demonstrim i aftësive të Forcave të Armatosura Serbe si pjesë e “Manovrës 2022”, stërvitje e përbashkët.

“Nuk jemi në konflikt me askënd, por a doni që dikush të spiunojë ushtrinë tonë, të hyjë në çdo kasolle në territorin e Serbisë qendrore dhe të numërojë sa plumba dhe granata kemi?” ka thënë Vuçiç.

Ai shtoi se dronët ‘Skylark’ të NATOs, “po fluturonin rreth pikave kufitare Brnjak dhe Jarinje [Kosovë] dje gjatë gjithë ditës. Ishte 200 deri në 500 metra larg vijës administrative [kufiri me Kosovën], NATO ka ndjekur të gjitha procedurat atje. I kemi parë pa problem, por nuk kemi të drejtë t’i rrëzojmë”, tha Presidenti.

Kujtohet se forcat e armatosura serbe kanë rrëzuar një dron mbi qytetin Raska në afërsi të vijës administrative me Kosovën dhe Metohi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit më 2 nëntor 2022.

Droni u rrëzua duke përdorur masat e luftës elektronike pranë instalimeve ushtarake.

Image
Takimi i ministrit të Jashtëm serb me ambasadorin rus

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Francë: 27-Vjeçari Jordan Bardella Kandidat për Partinë e Djathtë

Next Story

Korea e Veriut & Korea e Jugut Gati për Luftë - Në Ajër Flota e Kim Drejt Seulit - Kërcënon Amerikën & Japoninë

Latest from Info