Francë: 27-Vjeçari Jordan Bardella Kandidat për Partinë e Djathtë

/

Francë: 27-vjeçari i preferuari i Le Pen, Jordan Bardella, kandidon për të udhëhequr partinë e krahut të djathtë. Lideri i parë i ri i partisë, jashtë dinastisë Le Pen në këtë gjysmë shekulli.

I gatshëm për të konfirmuar reputacionin e yllit në rritje të së djathtës franceze, shfaqet i zgjedhuri i Marine Le Pen, Jordan Bardella.

Politikani 27-vjeçar, i lindur në Paris, është favoriti për t’u zgjedhur të shtunën në presidencën e ‘Rassemblement National’, nga drejtimi i së cilës Le Pen vendosi të largohej, pas 11 vitesh në drejtim.

Αρχείο:Logo Rassemblement National.svg - Βικιπαίδεια

Frenat e ish ‘Frontit Kombëtar’ u mbajtën për katër dekada nga Jean dhe Marie Le Pen dhe Bardella, nëse zgjedhja e tij konfirmohet në kongres, do të jetë lideri i parë i ri i partisë, jashtë dinastisë Le Pen.

“Fakti që presidenti i partisë nuk do të mbajë mbiemrin Le Pen është një shenjë e besimit që Marine ka tek brezi i ri”, tha së fundmi Baradella. Megjithatë, ai vetë, i cili u zgjodh tre vjet më parë si deputet i Parlamentit Europian, nuk ka ndërmend ta lërë në hije. “Unë jam një kandidat pasardhës me synimin për të ndërtuar mbi trashëgiminë e jashtëzakonshme të Marine” shtoi ai.

Bardella dëshiron dhe pret që Le Pen të kandidojë përsëri për postin më të lartë të Francës në pesë vjet pasi kandidati i krahut të djathtë fitoi një rezultat mbresëlënës me 41.5% në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të prillit 2024, kundër Emmanuel Macron. Le Pen vazhdoi betejën në zgjedhjet parlamentare të qershorit, ku partia e saj arriti të rrisë dhjetëfish vendet në Asamblenë Kombëtare Franceze (në 89) dhe të dalë partia më e madhe opozitare.

Kush është Bardella?

27-vjeçari Bardela ka arritur të lërë në hije figura shumë më me përvojë dhe më të vjetra të së djathtës franceze. Kundërshtari i tij i vetëm në garën për presidencën është kryebashkiaku i Perpignanit, Louis Allot, i cili ka qenë anëtar i ‘Rassemblement National’ për më shumë se tre dekada, por i mungon drita e të zgjedhurit të Le Pen.

Mbesa e saj 32-vjeçare, Marion Marechal, e cila u konsiderua “trashëgimtare e saj natyrore” për një kohë të gjatë, derisa u largua nga partia, para zgjedhjeve presidenciale, për të mbështetur kandidatin dhe kundërshtarin tjetër të ekstremit të djathtë të Le Pen, Eric Zemur.

Bardella ka qenë president në detyrë i ‘Rassemblement National’ që nga shtatori 2021, kur Le Pen dha dorëheqjen, përkohësisht. Në një fjalim të fundit në Hainge, në rajonin e Moselës, 27-vjeçari foli i sigurtë për 40 minuta, pa tekst nga podiumi, duke rrëfyer detaje të fëmijërisë së tij në një apartament në katin e tetë në Saint-Saint-Denis, një zonë me kriminalitet të lartë në Parisin verilindor, ku u rrit i vetëm nga nëna e tij, e cila emigroi në Francë nga Italia.

“Çdo ditë shihja nga dritarja ime dhe sa herë që hyja në godinë, tregtarët e drogës më shikonin të gjithë, mos ndoshta isha oficer policie. Kishte gjithashtu edhe një shkollë islame përballë banesës ku jetonim”, tha ai. “Atje pashë grupe vajzash pesë, gjashtë apo shtatë vjeçe që largoheshin me shami në kokë”.

Siç dhe zbuloi, ai iu bashkua partisë së Le Pen në moshën 16-vjeçare pas ngacmimeve personale dhe incidenteve në periferi të shkatërruara të Parisit, në vitin 2005. “Unë hyra në politikë shumë herët sepse nuk doja që e gjithë Franca të bëhej si ajo pjesë që kisha përjetuar”, i tha Bardella turmës.

Atij i pëlqen të theksojë se i përket një brezi të ri nacionalistësh francezë, të cilët kanë pak të përbashkëta me racizmin dhe antisemitizmin, që lidhet me Jean dhe Marine Le Pen dhe Frontin Nacional. Marine Le Pen është përpjekur të shkundë atë pluhur dhe të distancohet nga e kaluara toksike e partisë, megjithëse kritikët e saj thonë se racizmi mbetet në thelbin e saj dhe e akuzojnë atë për riciklimin e ideve të vjetra, me zhargon të ri.

Me kostumet e tij, këmisha të hekurosura mirë dhe këpucët e lëmuara, Bardella mishëron për Le Pen imazhin që ajo promovon për një fytyrë moderne, të pastër dhe të kontrolluar. “Pa Jean dhe Marine Le Pen, Fronti Nacional nuk do të ekzistonte, por pa Marine, nuk do të ishte këtu ku gjendet sot”, tha ai për AFP. “Ajo e shndërroi atë nga një lëvizje proteste në një parti pushteti” argumenton ai.

Shumë besojnë se zgjedhja e Bardella në krye të ‘Rassemblement National’ do të shërbejë si një trampolinë që ai një ditë të kandidojë për postin më të lartë në Francë. “Nuk e di nëse më lejohet ta them dhe as nuk dua t’i bëj lajka, por sinqerisht besoj se Jordan do të bëhet president një ditë”, tha deputeti i ‘Rassemblement National’, Laurent Jacobell.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kthimi i Trump

Next Story

"Aromë" Baruti mes Kosovës & Serbisë

Latest from Info