Mashtrim Elektoral Apo Dorëzim i Amerikës?

/

Kthesa amerikane në luftën e Ukrainës?!

‘Washington Post’ shkruan: “Biden i kërkon Zelenskit të jetë i hapur për bisedime me Rusinë”.

Rusia nuk po tërhiqet në të njëjtën kohë që çështja e Ukrainës po rrit tensionet në Uashingtonin.

Mes zhvillimeve të mëdha, administrata Joe Biden po inkurajon privatisht lidershipin politik të Ukrainës që të tregojë se është i hapur për negociata me Rusinë dhe të tërhiqet nga refuzimi publik, për të mbajtur bisedime paqeje, nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk largohet paraprakisht, raportoi ‘Washington Post’, dje, të shtunën.

“Lodhja e Ukrainës është një çështje e vërtetë për disa nga partnerët tanë” pranoi një zyrtar amerikan i paidentifikuar për gazetën.

Natyrisht, më e rëndësishmja është se a dëshiron të flasë Rusia, e cila me një synim afatgjatë kishte marrë pozicion dhe kishte dhënë urdhër për maratonë dhe jo për sprint, siç mendonin apo pretendonin në Perëndim.

Moska duket se ka pritur për ndonjë zhvillim, si në sanksione, ashtu edhe në terren, dhe më e rëndësishmja duket se Rusia sheh se Perëndimi nuk ka oreks për të hyrë në një luftë të zgjatur që mund të përfundojë me një borxh tjetër triliona dollarësh, për Zelenskin.

Dhe humbja e pritshme elektorale në zgjedhjet afatmesme e bën Biden në thelb t’i shpallë atij se, ndoshta nuk duhet të presë më ndihma dhe se duhet të shohë se me shumat dhe materialet e ndihmës që ka marrë, përsëri nuk arriti të përmbysë fitoret ruse, në të njëjtën kohë që forcat e armatosura ruse po integrojnë vazhdimisht trupa dhe po rinovojnë materialet, duke patur gjithashtu një ekonomi në rritje, me më pak inflacion se vendet perëndimore.

Duke cituar burime të njohura me këtë çështje, të cilëve nuk ua përmend emrat, gazeta shpjegon se nxitja amerikane nuk synon të detyrojë qeverinë ukrainase të ulet në tryezën e bisedimeve. Përkundrazi, është një lëvizje e përllogaritur e cila synon që Kievi të ruajë mbështetjen e vendeve të tjera, ku opinioni publik shqetësohet se po nxit konfliktin që do të zgjasë me vite.

Si gjithmonë, bisedimet tregojnë se sa i ndërlikuar është pozicioni i administratës Biden për Ukrainën.

Publikisht, zyrtarët amerikanë janë zotuar se Uashingtoni do të vazhdojë të sigurojë shuma të mëdha parash për të dërguar pajisje ushtarake në Kiev, “për aq kohë sa duhet”, por në të njëjtën kohë qeveria e SHBAve do të dëshironte të shihte përfundimin e luftës, pasi i ka shkaktuar aq shumë dëme ekonomisë botërore, ndërkohë që ka nxitur frikën për përdorimin e armëve bërthamore.

Gazeta amerikane vë në dukje gjithashtu se zyrtarët amerikanë ndajnë vlerësimin e homologëve të tyre ukrainas se zoti Putin aktualisht nuk po e konsideron si alternativë negociimin, por pranojnë se refuzimi i Volodimir Zelenskit për të biseduar me të, ka rritur shqetësimet në vendet europiane, të Afrikës dhe Amerikës Latine, të cilat janë më të prekura nga rritja e kostove të ushqimit dhe karburantit.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk u përgjigjën kur ‘Reuters’ u kërkoi atyre të komentonin raportin e gazetës.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidencës amerikane, Jake Sullivan, siguroi gjatë vizitës së tij në Kiev të premten se mbështetja e SHBA për Ukrainën do të vazhdojë pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve afatmesme të mbajtura pasnesër, e martë.

Brenda disa qëndrimesh, duket qartë që Amerika është e turbullt, por padyshim që është një taktikë paraelektorale, por edhe një presion i madh ekonomik brenda SHBAve, që kanë shënuar rënie të theksuar ekonomike, krah Europës dhe vendeve të tjera në gjithë botën.

Nuk i kishin parashikuar të gjitha këto që në mars 2022 perëndimorët? Nuk e dinin perëndimorët se më kë po luftonin? Megjithatë, Rusia mund të hyjë në bisedime, vetëm nëse Zelenski dorëzohet dhe largohet. Në të kundërt nuk ka bisedime. Për rrjedhojë lufta do të vazhdojë.

Nga ana tjetër Amerika lan duart si Ponti Pilat me Ukrainën dhe rishikon pozicionimin e saj, duke e shpërngulur ndoshta vëmendjen për luftë në Iran dhe në Kinë.

Sërish, besojmë si është thjesht dhe vetëm një mashtrim elektoral, sepse nëse tërhiqen SHBAtë nga kjo luftë nuk janë më Superfuqi dhe humbasin gjithçka në gjeopolitikën globale. Rusia do ta mbajë më pas Amerikën në presion dhe kërcënim të vazhdueshëm. Gjithësesi, gabimet taktike të Amerikës, do të rezultojnë në fund fatale për atë, për Europën dhe për shumë popuj. Lufta vazhdon!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Koloneli Amerikan që Rrëzon Mite Ushtarake

Next Story

Deklarata e Tmerrshme e Biden

Latest from Info