Gjermani: AfD Protestë Kundër Qeverisë, Pro Rusisë

Në Gjermani sot u mbajt një protestë antiqeveritare e organizuar nga partia AfD në favor të Rusisë dhe kundër varfërisë energjetike dhe politikave të kancelarisë gjermane.

Kjo është protesta e parë masive e mbështetësve të AfD në Berlin, pas demonstratave të mëdha gjatë periudhës së pandemisë.

Afro 10 mijë, anëtarë të Alternativës për Gjermaninë AfD, e cila përfaqëson partinë e ekstremit të djathtë të Gjermanisë, dolën në rrugët e Berlinit, në vend të 4 mijë protestuesve që pritej fillimisht të ishin prezent, për të protestuar kundër bashkëqeverisjes gjermane, sipas një raporti të Deutsche Welle, e shtunë, 8 tetor 2022.

Me moton “Siguria e Energjisë dhe Mbrojtja nga Inflacioni – Gjermania e Para” dhe flamujt e Gjermanisë dhe Rusisë, kjo është në fakt protesta e parë masive pro ruse në mes të Gjermanisë.

Dy bashkëkryetarët e partisë, Alice Weidel dhe Tino Hrupala, mbajtën fjalime përpara ndërtesës historike të parlamentit gjerman, Reichstag, me epiqendër në fjalimiet e tyre, majtistët e Gjermanisë, të Gjelbërit dhe Sindikatat që po shkatërrojnë ekonominë gjermane dhe popullin gjerman.

Autoritetet e Berlinit mbajtën nën vëzhgim protestën për të parandaluar ndonjë incidentet, me 1900 policë. 1/4 e pjesëmarrësve ishin policë. Mesa duket Kancelarisë i ka hyrë frika në palcë.

Në të njëjtën kohë, në disa rrugë qendrore të kryeqytetit gjerman u zhvilluan antiprotesta nga leftistë me sloganin: “Nuk ka vend për nazistët”.

Zgjedhjet në Saksoninë e Poshtme

Megjithatë, të dielën, nesër, më 9 tetor 2022, zgjedhjet lokale do të mbahen në Saksoninë e Poshtme, ku sondazhet i japin AfDsë një përqindje të rritur prej 10%, mbi liberalët dhe të majtët.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

43 "Prostitutat" e Pragës dhe "Davaxhiu" nga Anadolli

Next Story

Gjermani: Duhet të Digjen 800 Milionë Maska Covid

Latest from Info