Nga Boja e Vajit, i Veshur në të Zeza Shfaqet, Jep Madata nga Lufta

/

Hoqi nga veshja këto ditët e fundit bojën e vajit dhe u vesh në të zeza, ose e veshën këshilltarët në të zeza, për të qenë në sinkron me situatën, ka ardhur koha që të tregohet jo më kaq luftarak, sesa në zi dhe në gjëmë. Që është në fakt e vërtetë. Ndoshta civilë nuk ka të vdekur në masë, por civilët janë gjysmë të vdekur në të përditshmen e tyre nga mungesa e infrastrukturës jetike. Ndaj dhe këshilltarët e veshën në të zeza, për të kaluar mesazhin tek Perëndimi se përveç luftës ata duhet të financojnë edhe për zinë dhe gjëmën, sa më shumë të munden.

Presidenti ukrainas Zelenski deklaroi se 4.5 milionë ukrainas janë pa energji elektrike, për shkak të sulmeve ruse.

Ai bëri thirrje për kursim të energjisë, por si mund t’i bësh një populli në luftë thirrje të tilla, kur kursimin po e bën vetë qeveria e tij mes kufizimeve të energjisë, ujit të pijshëm, produkteve ushqimore dhe gjithçkaje tjetër të konsumit të përditshëm.

“Rreth 4.5 milionë ukrainas, gati 10% e popullsisë së vendit të paraluftës, kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve ruse”, tha Presidenti Volodimir Zelenski në videomesazhin e tij periodik.

Siç vuri në dukje ai, ndërprerjet e energjisë prekin kryeqytetin e Kievit dhe dhjetë rajone të tjera të territorit ukrainas.

Presidenti i Ukrainës apeloi për kursimin e energjisë, duke thënë se nuk është koha për tabela me ndriçim dhe vitrina.

Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj termocentraleve në Ukrainë, duke shkaktuar dëme që në shumë raste po riparohen ngadalë.

Pjesë të mëdha të vendit, kryesisht në perëndim dhe në zonën më të gjerë të Kievit, mbeten pa energji elektrike për orë të tëra.

Kjo është situata në Ukrainë, por mesa duket është ende larg mjerimit, teksa të gjithë flasin për një luftë që do të zgjasë në kohë. Perëndia qoftë me popullin dhe i dhëntë atij forcë dhe vetëdije për të kërkuar përfundimin e luftës dhe vendosjen e paqes, duke u diferencuar nga qëndrimi i predidentit të tij. Populli ukrainas duhet të kthejë kokën prapa në histori dhe t’i japë fund marrëzisë që po e bën atë viktimë dhe më pas të gjithë Europën.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

OKB i Kërkon Twitter-it të Mos Heqë Filtrat e Dezinformimit - Kush Vallë e Përcakton Çfarë Është Dezinformim?

Next Story

Historia e Monopolit

Latest from Info

Vjen Krizë Bankare?!

Deutsche Bank: “Një krizë e madhe krediti po vjen, me një valë falimentimesh dhe kredish problematike”.