Sizmologu i njohur botërisht Akis Tselentis ka bërë një postim me shumë pikëpyetje në profilin e tij personal në Facebook.
Në postimin e tij thuhet:
“Mirëmëngjes!
Meqë kam dhjetëra mijëra ndjekës në faqen time, e meqë me siguri shumë prej të tyre gjenden në Korinthin Lindor parashtroj pyetjet në vazhdim (bëni kujdes, mos e merrni si paralajmërim për një tërmet të ardhshëm, pyetjet parashtrohen për shkaqe të pastra shkencore).
A keni vënë re së fundmi:
- Ndryshim të nivelit në puset e zonës së hartës paraqitur?
- Ndryshim të nivelit të detit?
- Aromë të ngjashme me atë të squfurit në puse?
- Jehona të nëndheshme? Dhe diçka si shpërthime nëntokësore?
E përsëris nuk po flas për tërmetin e rradhës.
Meqë e sqarova që nuk ka të bëjë me një tërmet që vjen së shpejti, po u them dhe asryen pse i shkruaj dhe ua them këto. Në rajon po instalojmë stacion radoni dhe po e kalibrojmë instrumentat, një stacion që përbëhet nga instrumenta shumë të ndjeshëm.”
Mëse e perceptueshme dhe e qartë ajo që ka shrkuar sizmiologu, pa dëshiruar të mbjellë panik, por gjithçka më sipër janë shenjat e një tërmeti që vjen, me uljen e nivelit të ujit në puse, në det, me aromën e squfurit, apo edhe me jehonat e shpërthimeve nëntokësore…
Presim diçka apo ekzistojnë të dhëna që tregojnë se diçka duhet të presim në zonën veçanërisht sizmiogjene të Korinthit Lindor?