Turqia Sërish Veto në NATO Kundër Suedisë & Finlandës

Turqia bllokoi sërish pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Nuk na kanë bërë sa duhet! Kanë ende rrugë të gjatë për të bërë”, ka deklaruar Turqia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATOs Jens Stoltenbergi i ndodhur në Stamboll, në përpjekje për të bindur Turqinë të heqë veton për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, mori sërish përgjigje negative edhe për një herë tjetër!

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha sot se Suedia dhe Finlanda nuk i kanë përmbushur ende të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e pranimit në NATO dhe ende duhet të ndërmarrin disa hapa konkretë.

Suedia dhe Finlanda nënshkruan një memorandum në qershor. Më pas, Turqia, një anëtare e NATOs, ra dakord të heqë veton për aplikimet e tyre për t’u bashkuar me Aleancën Transatlantike të Sigurisë. Të dy vendet kërkuan të bashkohen në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, Turqia kërkoi garanci shtesë në lidhje me luftëtarët kurde.

“Anulimin” e parë e dha në maj sërish presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kur tha se: “Aktualisht po monitorojmë zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk jemi në humor pozitiv. Kanë bërë gabime në NATO me rastin e Greqisë në të kaluarën, administratat e saj të mëparshme, ju e dini qëndrimin e Greqisë ndaj Turqisë. Së dyti, nuk duam të bëjmë një gabim tjetër. Vendet nordike janë si ‘hostele’ për organizatat terroriste”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mesdheu Kërcënohet nga Tërmet & Cunam

Next Story

U Largua nga Jeta Evelyn de Rothschild

Latest from Info