Aktori amerikan Sean Penn, në një gjest simbolik mesa duket, i dha sot në zyrën e tij në Kiev, Presidentit Zelenski, statujën Oscar të tij. Mesa duket këtë statusë ja fali për rolin që po luan në filmin që po xhirohet në Ukrainë dhe performancën e tij impresionuese në këtë film me metrazh të gjatë.
“Kur të fitoni, ma silleni në Malibu”, i tha aktori amerikan presidentit ukrainas.
Kjo ishte vizita e tretë e aktorit amerikan në Kiev, bërë gjatë 9 muajve të luftës. Në këtë vizitë të tretë aktori amerikan Sean Penn, i dorëzoi madje edhe Oscarin e tij presidentit ukrainas, si akt sublim dhe simbolik për “heroizmin” e tij dhe performacën në “kinematografinë” globale.
Aktori dhe regjisori 62-vjeçar ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të Kievit që nga fillimi i luftës.