Holanda e Para në Implementimin e “the Great Reset”

/

Holanda po fillon e para instalimin dhe implementimin e ‘the great reset’.

Do të detyrojë bankat të vendosin të gjitha transaksionet e qytetarëve (mbi 100 euro) në një bazë të dhënash që do të kontrollohen nga shteti!

Holanda, e kemi thënë disa herë në mast.al që do të jetë vendi “eksperimental” në Europë që do t’i nënshtrohet proçesit ‘great reset’, përpara të gjitha vendeve të të tjera. Proçesi fillon duke detyruar bankat e vendit të vendosin të gjitha transaksionet mbi 100 euro në një bazë të madhe të dhënash, për të gjurmuar të gjitha transaksionet e nënshtetasve!

Kritikët paralajmërojnë për një shkelje ekstreme dhe shkatërruese të ligjit të privatësisë së individit. Deputeti kryesor i opozitës, Olaf Ephraim, i bëri thirrje Ministrit të Financave Kaag që të rishqyrtojë çështjen, sepse “monitorimi masiv i kalon të gjitha kufijtë”, siç u shpreh ai.

“Plotësisht i çmendur, ky survejim masiv shkon përtej çdo kufiri dhe është një shkelje e paprecedent e privatësisë së njerëzve”, i cili mbrohet nga Autoriteti Holandez për Mbrojtjen e të Dhënave, tha deputeti zyrtar i opozitës. “Përgjimi i propozuar është vërtet i çmendur. Të gjitha lëvizjet tuaja të pagesave do të mblidhen në mënyrë qendrore dhe do të monitorohen me algoritme”, thotë Autoriteti holandez.

Plani i qeverisë për të gjurmuar të gjitha transaksionet do të ishte një hap përgatitor drejt zbatimit të një monedhe dixhitale të bankës qendrore (CBDC). Ku përmes një monedhe të tillë “euro dixhitale”, vetëm pagesat e vogla do të mbeteshin anonime për bankën qendrore (nën 100 euro).

Kundër pastrimit të parave.

Qeveria thotë se dëshiron të kontrollojë pastrimin e dyshuar të parave dhe financimin e terrorizmit.

“Një argument absurd me të cilin qeveria do të kontrollojë transaksionet pas çdo dere hyrëse holandeze. ‘Big brother’ do ju shikojë dhe kjo duhet të ndalet”, tha Efraimi, i cili gjithashtu thekson se ligji mund të çojë në humbjen e aksesit të njerëzve në llogaritë e tyre bankare. “Ministri i Financave Kaag po luan vërtet me legjitimitetin kushtetues dhe njerëzit duhet të reagojnë shumë shpejt. Askush nuk duhet ta pranojë këtë”.

Holanda do të jetë gjithashtu vendi i parë që do të matë gjurmën e karbonit të transaksioneve tuaja në supermarket.
Një zinxhir super marketesh në Holandë imponon një “vlerësim klimatik” për klientët e tij, duke u kërkuar klientëve një “rezultat klimatik” në fatura. Shembull: Dy hamburger, një qese marule dhe një kuti qumësht, tani kushtojnë 4 euro dhe tetë kilogram gaz serrë! Ky është plani i rrjetit të supermarketeve ‘Albert Heijn’ dhe sigurisht “Axhenda 2030” (në orët në vazhdim mast. al po përgatit një shkrim për këtë temë)!

Ky është plani i madh i globalistëve.

Dhe në këtë janë bashkëfajtorë qeveritë e zgjedhura të kombeve, sepse në vend që t’u shërbejnë interesave të qytetarëve që i kanë zgjedhur, ato ua dorëzojnë vendin dhe kombin kompanive private dhe institucioneve financiare.

Ata politikanë që promovojnë këto plane mund të quhen lehtësisht tradhtarë të popullit të tyre dhe të vetemëruar, si dhe duhet të vendosen në një moment para gjykimit publik në emër të kombit dhe sovranitetit, lirisë së individit dhe privatsisë së tij.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: Puçi i Birrës

Next Story

Kur Bie Ritmi i Numërimit, Rritet Ritmi i Manipulimit - Amerika Sot & Amerikani i 33-ti

Latest from Info