Kur Bie Ritmi i Numërimit, Rritet Ritmi i Manipulimit – Amerika Sot & Amerikani i 33-ti

Zgjedhjet e ndërmjetme në Amerikë ishin ndoshta edhe më të rëndësishme se ato të vitit 2020, për një seri faktesh, faktorësh dhe aktorësh, rrethanash dhe situatash sociale dhe ekonomike, politike dhe gjeopolitike, në një dyvjeçar dizheze të Shteteve të Bashkuara brenda dhe jashtë territoreve, por me një impakt regresi në të gjithë globin, për shkak të politikave globaliste, invadiste dhe antihumane.

  1. Një Amerikë me President të paaftë mendërisht për të drejtuar dhe që dukshëm nuk është në timonin e anijes.
  2. Një qeverisje majtiste me dështime të njëpasnjëshme ekonomike.
  3. Një Amerikë me papunësi të shtuar dhe vende pune të humbura.
  4. Një Feredaratë e çeduar për nga pikëpamja prodhuese drejt një klime antibiznes.
  5. Një treg me çmime të larta dhe mirëqënie në rrënie.
  6. Një ekonomi me inflacion dramatik që prek direkt konsumatorin amerikan.
  7. Një politikë e jashtme tërësisht e dështuar, edhe pse tejet agresive.
  8. Një Amerikë e destinuar të shkatërrojë industrialisht dhe ekonomikisht Europën, por që po i kthehet bumerang.
  9. Një Amerikë që ka vënë në shënjestër shpërbërjen e Rusisë dhe ndarjen e saj në rajone.
  10. Një shtet federal, superfuqi ushtarake që nxiti dhe po ushqen një luftë në Ukrainë me pasoja direkte për vetë amerikanët, duke vënë në dyshim pacënueshmërinë territoriale të saj.
  11. Një Amerikë që taksat e amerikanëve i përdor për subvencion të politikave globale dhe për implementimin e të gjitha strategjive të burojnë nga konstilacioni globalist, për një Qeverisje Globale.
  12. Një Amerikë që sot nuk ka asnjë popull aleat, nuk ka as shtete aleate politike apo tregtare.
  13. Një Amerikë që mes uzurpimit të kupolës së Bashkimit Europian, për të monituar diktat qeverisës, armiqësoi kontinentin plak dhe shumë shpejt kjo iu reflektua tek amerikanët.
  14. Një Amerikë që po financon një luftë dhe po ndez vatra të tjera në Europë dhe Azi dhe të cilat po i kushtojnë miliarda dollarë.
  15. Një Amerikë ku sistemi elektoral i votimit nuk është më i besueshëm.
  16. Një Amerikë ku vidhet, manipulohet dhe tjetërsohet vullneti i lirë i votuesit.
  17. Një Amerikë e anormalitetit në shoqëri me destinacion shpërbërjen e familjes dhe uljen e lindshmërive.
  18. Një Amerikë ku kriminaliteti lulëzon me grupe që vetë leftistët në pushtet dhe donatorët e tyre, mëkojnë me financa.
  19. Një Amerikë që çensuron fjalën dhe burgos lirinë e shprehjes.
  20. Një vend ku i djathti cilësohet nga pushteti si “i rrezikshëm”, ndërkohë që popujve në planet u rezulton e kundërta.
  21. Një axhendë e frikshme diktati dhe dhune mbi individin.
  22. Një Amerikë që do të kontrollojë jetën e gjithkujt, kudo dhe kurdoherë.
  23. Një Amerikë ku kryqet po përmbysen dhe simbolet satanike po qeverisin.
  24. Një Amerikë që me politikat e saj po izolon veten dhe i kanë mbetur aleat 23 kryeministra në Europë, por jo popujt e tyre.
  25. Një Amerikë që po cënon amerikanët, duke u hedhur hi syve se kudo ndodhet dhe shkon, e bën në emër të paqes dhe demokracisë.
  26. Një Amerikë e bursës dhe parasë dixhitale, kumarit financiar, që e paepur po shkon drejt “The Great Reset”, pa marrë parasysh se 6/8 e globit nuk janë pro saj, sot përkunrazi, i ka përballë.
  27. Një Amerikë me e sfazuar se kurrë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.
  28. Një Amerikë ku të varfërit janë më shumë në numër dhe janë të bleshëm, paguhen dhe votojnë, paguhen dhe dalin në rrugë për të bërë trazira kur e kërkon pushteti, mercenarë part-time.
  29. Një Amerikë ky kryetarja e Kongresit hap dyert e Kapitolit që turma e organizuar të hyjë brenda dhe të bëjë trazirat që vetë kishin orkestruar, për të fajësuar kundërshtarin politik.
  30. Një Amerikë ku pushteti nuk i jep llogari askujt dhe sistemi ‘check and balance’ po hidhet në kosh, që prerja e monedhës bëhet nga familjet e mëdha.
  31. Një Amerikë që ka bërë një mori luftërash, nuk ka fituar asnjë dhe askund ku ka luftuar nuk është vendosur demokracia, përkundrazi pas luftës sisteme totalitare janë instaluar, sisteme antiamerikane gjithashtu.
  32. Amerika është i vetmi vend në botë me armiqësitë më të mëdha dhe konfliktet më të hapura, i vetmi vend që nga shumica e popujve të planetit konsiderohet tashmë si imoralja politike, manipulatorja ekonomike dhe demokratja e dalë boje.
  33. Por Amerika ka diçka të mrekullueshme, një popull në shumicën e tij numerike, të lirë për nga natyra, inteligjent dhe të armatosur. NË PERËNDI BESOJNË, me veten vënë bast!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Holanda e Para në Implementimin e "the Great Reset"

Next Story

Plani për "Skllevërit" - Pagë Bazë Universale - Identitet Dixhital - Kredite Sociale

Latest from Opinione