Zelenski: “Nuk do u Japim As Edhe Një Centimetër Tokë Pushtuesve Rusë”

/

4 milionë ukrainas janë ende pa energji elektrike!

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se pushtuesit rusë aspirojnë të kontrollojnë zonat përtej rajonit të Donetskut, në pjesën lindore të vendit, duke theksuar se ushtria ukrainase nuk do të dorëzojë “as edhe një centimetër” tokë.

“Aktiviteti i pushtuesve mbetet në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Dhjetra sulme çdo ditë”, tha Zelenski në një videomesazh.

“Ka humbje shumë të mëdha. Por urdhëri mbetet i njëjtë, për të avancuar në kufijtë administrativë të rajonit të Donetskut. Nuk do të japim as edhe një centimetër nga tokat tona”, theksoi ai. Në qendër të betejave janë, sipas raportimeve, periferitë Bahmut, Soledar dhe Avdifk.

Në të njëjtën kohë, rreth 4 milionë ukrainas janë ende pa energji elektrike për shkak të sulmeve ruse.

Siç tha presidenti Zelenski, ndërprerjet e energjisë elektrike prekin kryeqytetin Kiev dhe 14 rajone të tjera të territorit ukrainas.

Ky ishte edhe një reagim në kundërpërgjigje të deklaratave të palës ruse, për negociata. Pas lojës së fjalëve, konkluzioni i menjëhershëm që ngre shtat është se, Lufta me vetëdije dhe strategji, vazhdon.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Thriller me Dy Avionë të "Emirates" në Athinë - Ulen të Shoqëruar nga Flota Ajrore Ushtarake F16

Next Story

Rusët Hodhën në Erë Urën Antonovsky në Kherson

Latest from Info