Moska ndalon hyrjen e 200 amerikanëve, mes tyre edhe Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Në listë janë edhe të afërm të Joe Biden, me rol të heshtur në jetën e tij politike.
Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka ndaluar tek 200 shtetas amerikanë të hyjnë në Rusi, duke përfshirë një motër dhe dy vëllezër të Presidentit amerikan Joe Biden, në përgjigje të sanksioneve personale të Uashingtonit.
Në njoftimin e saj, Ministria thotë se Valerie Biden Owens, James Brian Biden dhe Francis William Biden u është refuzuar hyrja në Rusi me afat të pacaktuar.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre, është gjithashtu në listë.
Një tjetër tregues i acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të tensionitmit të vazhdueshëm të situatës në Ukrainë dhe jo vetëm.
Mesa duket agjenturat e të gjitha formave, kibernetike dhe fizike (mes agjentësh), e të dy vendeve janë në aktivitet të plotë. Një luftë për nerva të forta dhe durim të pafund.