Kanadaja pas ligjit për eutanazinë për të varfërit dhe të sëmurët mendorë, mendon legalizimin e eutanazisë së fëmijëve, edhe pa pëlqimin e prindërve!
Nëse jetoni në Kanada dhe nuk mund të ushqeheni, nuk paguani dot faturat, jeni të pastrehë dhe nuk mund ta duroni më këtë jetë të mjerë, qeveria ju paguan jo mirëqenien falas, por eutanazinë falas!
Në Kanada, ku kostoja e kujdesit mjekësor është e madhe edhe për ata me të ardhura mesatare, Trudeau, si pasvani besnik i Klaus Schwab, në vend që të shpenzojë para për shëndetin, në vend që të ndihmojë të varfërit, ju fal eutanazinë, u fal pra njerëzve vdekjen. Vdekje gratis!
Kanadaja, e njohur tashmë si “udhëheqësi botëror në eutanazi”, vret 10.000 njerëz në vit përmes eutanazisë së asistuar. Justin Trudeau së shpejti do të miratojë ligjin që fëmijët të eutanizohen, edhe pa pëlqimin e prindërve.
Kishte garanci të forta ligjore të integruara në projektligjin fillestar për të parandaluar abuzimin me eutanazinë e asistuar. Ajo vihej në dispozicion vetëm për kanadezët mbi moshën 18 vjeç, të cilët në mënyrë të përsëritur dhe në mënyrë eksplicite pranonin dhe me dy dëshmitarë, konfirmonin se vendimi ishte marrë me dëshirën e personit dhe pa detyrim. Në legjislacionin fillestar, dy mjekë ose infermierë duhej të vërtetonin se pacienti ishte në gjendje mjekësore “të pashërueshme, të dhimbshme dhe të pakthyeshme”, në një gjendje të avancuar të rënies së pakthyeshme.
Shtrirja e ligjit për të miturit, pa pëlqimin e prindërve, po shqyrtohet aktualisht nga një komision parlamentar.
Kanadaja po ofron eutanazi falas për të varfërit që nuk mund të paguajnë për trajtimin e tyre…?
Ky është barbarizmi i shoqërive të reja perëndimore, degradimi i Perëndimit. Nëse qeveria donte të ishte efektive në luftimin e sëmundjeve mendore (të cilat shpesh krijohen prej tyre), duhet të investojë nga buxheti për mbështetje dhe terapi të pacientëve dhe jo për vdekjen e tyre, me ndihmën e mjekut. Tani duan të listojnë edhe fëmijët drejt vdekjes “falas”.
Por pse befasohemi?! Nuk duhet aspak të na çudisë, apo befasojë. Yuval Noah Harari, të cilin lexon, dëgjon dhe implementon kryeministri i Kanadasë, plot adhurim, e ka shprehur qartë: “Masat janë të panevojshme dhe për këtë arsye vetëm të pasurit do të jetojnë!”
Ato që bëhen dhe vendosen për njeriun, pa njeriun, njeriu duhet të çohet dhe t’i shbëjë, me çdo formë dhe mjet!