Pfizer & Moderna Fillojnë Testet Klinike për Problemet Shëndetësore të Shkaktuara nga Vaksinat

/

Pfizer dhe Moderna fillojnë testet klinike për problemet shëndetësore të shkaktuara nga vaksinat e tyre.

“Shumica dërrmuese e rasteve të miokarditit ndodhin tek meshkujt e rinj.”

Pfizer dhe Moderna po nisin testet klinike për të monitoruar problemet shëndetësore që vaksinat e tyre Covid-19 kanë shkaktuar në miliona njerëz në SHBA dhe në mbarë botën.

Siç raporton NBC News, si Pfizer, ashtu edhe Moderna po fillojnë testet klinike “për të monitoruar problemet shëndetësore, nëse ka, pasi problemet e zemrës të lidhura me vaksinën janë diagnostikuar tek adoleshentët dhe të rinjtë”.

Siç përmendet në publikim, ndër të tjera:

Shumica dërrmuese e rasteve (të miokarditit) ndodhin tek meshkujt e rinj, nga mosha 16 deri në 24 vjeç, sipas CDC. Agjencia nuk disponon të dhëna për numrin total të rasteve tek të rinjtë 24 vjeç e lart, por vlerësoi se kishte përkatësisht 52.4 raste dhe 56.3 raste për milion doza të vaksinave të Pfizer dhe Moderna.

Simptomat e miokarditit përfshijnë:

*Dhimbje gjoksi;

*Vështirësi në frymëmarrje;

*Ndjesi se zemra po rreh shpejt, ose po fluturon;

Një studim nga studiues kanadezë i botuar të hënën në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë zbuloi se burrat nën 40 vjeç që morën vaksinën Moderna ishin rrezik më të lartë për probleme të zemrës, zakonisht brenda 21 ditëve pas dozës së dytë.

Studimi ishte monitorues, që do të thotë se nuk provon shkakun dhe efektin, por është vetëm një pjesë e vogël e studimeve që krahasojnë rrezikun e miokarditit shkaktuar nga vaksina Pfizer dhe Moderna.

Një model i ngjashëm raportimi nuk është vërejtur pas marrjes së vaksinës Johnson & Johnson. Novavax tha se asnjë shqetësim, në lidhje me inflamacionin e zemrës, nuk u ngrit gjatë testeve klinike të vaksinës së saj.

“Miokarditi i lidhur me vaksinën është zakonisht më i butë (pohojnë ata) se lloji viral dhe shumica e njerëzve me këtë gjendje shërohen plotësisht”, tha Dr. Nicola Klein, një specialist vaksinash në ‘Kaiser Permanente’.

Në të njëjtën kohë, “Pfizer po nxjerr një vaksinë për të luftuar efektet anësore të vaksinës tjetër”, pohon gazeta italiane “La Verita”.

Me pak fjalë, do të jetë një vaksinë që “do të përmbysë” efektet anësore të vaksinës së mëparshme.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kripto-Panik

Next Story

Numërimi së Prapthi për Përdorimin e EMP (Pulsit Elektromagnetik) - Evakuim i Karkhovka

Latest from Info