Perëndimorët në Garë për të Takuar Klaus Schwab në Samitin e G20

/

Të gjithë perëndimorët po “vraponin” për të takuar Klaus Schwab në Samitin e G20: “E gjithë bota do të ndryshojë, por do të duhet pak kohë”.

“The Great Reset” në fuqi të plotë?!

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, ishte “i pranishëm” gjatë javës së Samitit të G20 dhe aty zbuloi të ardhmen e botës, me liderët perëndimorë që “vrapuan” për ta takuar dhe për t’u konsultuar me të.

Schwab, në kuadër të Samitit G20 njoftoi në emër të rendit ndërkombëtar se bota do të ndryshojë, por ky proçes do të marrë pak kohë dhe më pas planeti do të duket ndryshe!

Kujtojmë se themeluesi dhe presidenti ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) Klaus Schwab tha gjatë takimit të WEF në Davos, duke iu referuar luftës në Ukrainë se: “Kjo luftë është me të vërtetë një pikë kthese në histori dhe do të riformësojë peizazhin tonë politik dhe ekonomik për vitet në vijim”.

Internacionalistët po përgatiten të zbatojnë atë që nuk patën kohë me pandeminë e virusit korona, për të imponuar “The Great Reset”.

Ai madje, i bëri thirrje G20-ës që të bashkohet nën një ombrellë të përbashkët.

Siç deklaroi, Klaus: “Nëse shikoni të gjitha sfidat, mund të flasim për një krizë të shumëfishtë, një krizë ekonomike, politike, sociale, ekologjike dhe institucionale. Por në realitet, ajo me të cilën kemi të bëjmë është një ristrukturim i thellë sistematik dhe strukturor i botës sonë dhe kjo do të marrë pak kohë!

Dhe mendoj se do të dukemi ndryshe. Dhe bota do të duket ndryshe pasi të kalojmë këtë proces tranzicioni!

Në nivelin politik, forcat shtytëse po shtyjnë për transformim politik.

Sigurisht, është edhe një botë shumëpolare që tenton ta bëjë botën tonë shumë më të ndarë, duhet patur parasysh edhe atë, duke nënkuptuar Rusinë.

Prandaj, ngjarje si G20 dhe të tilla të përngjashme, janë hallka shumë të rëndësishme për të shmangur dy ndarjet e mëdha”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

BE dhe SHBA Heqin Disa Sanksione me Rusinë

Next Story

Kievi Goditet me 85 Raketa (video)

Latest from Info