A. Blinken, Sekretari i Shtetit deklaroi: “Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare për rënien e raketës në Poloni”.
Një hetim pritet të përcaktojë se nga është lëshuar kjo raketë, e megjithatë Departamenti i Shtetit mendon se përgjegjësinë fundore e ka përsëri Rusia.
Është i njëjtë Departament Shteti që dje shfajësonte Rusinë me deklarata të Biden nga Indonezia dhe të zyrtarëve amerikanë nga selia qeveritare, si dhe të NATOs nga Brukseli. Të gjithë shfajësuan dje Rusinë, sepse në të kundërt duhet të vinin në zbatim nenin 5 të Aleancës, sipas kërkesës së Polonisë, dërguar NATOs.
Një hetim pritet të përcaktojë se nga është lëshuar kjo raketë. A do të përfshijnë në hetim edhe Ukrainën?
“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e njohim palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, kjo është Rusia”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara Samitit të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).