Shën Maria e Ishullit Tinos – e Tërëshenjta & Ikona e Saj Çudibërëse!

Kisha e Shenjtë e Ungjëllores të Ishullit Tinos, e Tërëshenjta e Tinos, është një kishë ortodokse që funksionon gjithashtu si Fondacion Filantropie dhe Bamirësie, me kryetar të tij Mitropolitin e Siros, Tinos, Andros, Keas dhe Milos. Kisha është një destinacion për miliona besimtarë të krishterë nga e gjithë bota.

Kisha e së Tërëshenjtës në ishullin Tinos u ndërtua në vendin ku dhe u gjend ikona e Shën Marisë, sipas traditës fetare, pas edhe disa vegimesh dhe shfaqjes së Shën Marisë tek shenjtorja tjetër e Kishës Ortodokse, Shën Pelagjia. Ikona u zbulua pas gërmimesh të bëra më 30 janar 1823, ndërkohë që kishin paraprirë gërmime në vitin 1822 ku ishte zbuluar tembulli i antikitetit i Dionisit dhe Kisha e Shën Joan Prodhromit. Lajmi i gjetjes së ikonës, gjatë periudhës së Revolucionit Grek të vitit 1821 dhe më pas, u konsiderua si shenjë e mirë dhe ishulli filloi të vizitohej për këtë arsye nga vetë udhëheqësit e Revolucionit: Kolokotroni, Miaouli, Nikitaras dhe Makrigiannis, të cilët i luteshin, e adhuronin dhe e lavdëronin të Tërëshenjtën.

Pas gjetjes së ikonës pasoi ndërtimi i kishës. U nevojitën sasi të mëdha mermeri, që u transportuan kryesisht nga vendi arkeologjik i ishullit Dilos. Nevojitej padyshim edhe një numër i madh punëtorësh të cilët do të punonin dhe vendosnin mermerin, por kryesisht shuma të mëdha në të holla, mungesa e të cilave shpeshherë solli përballë vështirësish ndërtuesit e veprës, që në fund të çdo jave duhet të paguanin shuma të konsiderueshme për materialet dhe për punëtorët. Përfundimi i veprës i detyrohet, apo i obligohet kontributit të rëndësishëm që dha në shuma financiare populli i ishullit Tinos dhe shumë të krishterëve nga e gjithë Greqia, por edhe të krishterëve nga përtej kufijve. Deri në mesin e viti 1832 u ndërtua pjesa lindore e kishës, pjesa lindore e kambanares dhe pjesa lindore e hyrjes qëndrore. Punimet u përmbyllën tërësisht në vitin 1880.

Çdo vit, më 30 janar festohet gjetja e ikonës çudibërëse / mrekullibërëse të Ungjillizimit të Virgjërës Mari. Pasditen e 29 janarit Ikona e Shenjtë në procesion transportohet në Tempulli i Gjetjes dhe vendoset pranë vendit ku u gjend dhe ku qëndronte për vite e varrosur. Në vazhdim bëhet një ceremoni madhështore, një esperino me lutje dhe troparë të veçantë kishtarë. Dhe në mbrëmje ceremonia kishtare ndiqet nga mjëra besimtarë. Më 30 janar mbahet Mesha e Shenjtë, liturgji që pasohet nga një lutje përkujtimore në përmendoren e Kryepishkopit Gavril. Në orën 2 të mesditës bëhet litania e Ikonës së Shenjtë në sokakët, rrugiccat e ishullit Tinos. Në mbrëmjen e së njëjtës dite nxënësit dhe studentët, me në krye Mitropolitin dhe klerikët, Kryetarin e Bashkisë dhe Anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe në prezencë të mijëra njerëzve, organizojnë ritualin e traditës që është ndezja e lambadhave, fenerëve dhe kandileve në të gjithë ishullin duke psalur këngë të traditës lokale.

Deri në vitin 1922, Grekë nga Izmiri dhe Thraka Lindore, por edhe e gjithë Azia e Vogël udhëtonin për në Tino, me anije me avull dhe me anije me vela, pasi Procesioni dhe Lutja tek Ikona e Shenjtë ishte pikë referimi për bashkimin e Grekëve, veçanërisht për të nënshtruarit, por edhe për shkak të lidhjeve të forta të Kishës së Tërësjenjtës së Tinos me qytetin e Izmirit, pasi arkitekti i saj ishte nga Izmiri, Evstratios Kolonari, si dhe punimet agjiografike të ikonave despotike të tempullit, u bënë nga zografi Hatzi Lamprino, përsëri nga Izmiri. Dhe më vonë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, u vazhdua tradita e që mijëra vizitorë nga Greqia, Qipro dhe nga e gjithë bota, të shkonin për ta vizituar dhe për t’u lutur tek e Tërëshenjta Mari e Tinos.

Me dhjetra mijëra njerëz vazhdojnë edhe sot të vizitojnë Kishën, që përbën një nga qendrat më të rëndësishme të pelegrinazhit fetar në të gjithë botën. Gjatë natës së gdhirjes së datës 15 gusht, në Kishë bëhet olonihti, të gjithë besimtarët e kalojnë natën me lutje, veçanërisht për ata që janë të prekur nga sëmundje dhe njerëz të tjerë që janë në nevojë, apo në pamundësi. Kisha mbetet e hapur gjithë natën dhe atje mbizotëron fryma e besimit të mijëra të krishterëve që kanë parë me sytë e tyre mrekulli të ndodhin gjatë natës dhe ditën e 15 gushtit, kur ishulli përjeton një ndër tre festat më të mëdha, më të rëndësihme të besimit ortodoks, atë të Ungjillizimit të Virgjërës Mari. Radha e mijëra njerëzve që duan të luten përpara Ikonës së Shenjtë është kilometrike, të gjithë në heshtje presin momentin e lutjes dhe faljes përpara Ikonsë së Shenjtë dhe të gjithë pushtohen nga besimi dhe ngazëllimi, pritja dhe orët e gjata janë veçse një përmbushje, përplotësim i besimit të tyre dhe fakt i besimit të tyre tek e Tërëshenjta.

Në datën 14 gusht zhvillohet Liturgjia Arkieratike në Kishën e Hirplotës. Gjatë Liturgjisë përfaqësues i Qeverisë, Kreu i Marinës Ushtarake dhe të tjerë Zyrtarë të Lartë ngjiten në një torpilëhedhës të Marinës dhe prej andej hedhin në det kurora, në vendin kur në vitin 1940 u mbyt nga një torpilë anija “Elli”, pikërisht më 15 gusht. Pas liturgjisë pason litania madhështore.

Kafazi ku vendoset Ikona e Shenjtë dhe bahet në shpinë nga marinsa që ndërohen në vazhdimësi me ushtarë të Trupave të Sigurisë dhe Forvave të Armatorusura, bëjnë proçesionin e Ikonës. Banda e Bashkisë luan muzikë funebër. Ndërsa rruga ku kalon Ikona e Shenjtë, majtas dhe djathtas mbushet nga mijëra besimtarë grekë dhe të huaj. Edhe pse Kisha është e Ungjillizimit të Virgjërës Mari dhe jo e Fjetjes së Saj, e gjithë vëmendja në 15 gusht e Greqisë dhe botës ortodokse është e përqëndruar në Tinos, për shkak edhe të torpilës që goditi anijen luftarake greke më 1940-ën që shënoi dhe involvimin e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore.

E Tërëshenjta e Tinos është shfaqur në ishullin Tinos!

Me mijëra mbrekulli kanë ndodhur në këtë Kishë, të paralizuar kanë ecur, të verbër kanë parë, të sëmurë me sëmundje kancerogjene janë shëruar, e të tjera! Një momument i Krishtërimit Ortodoks që vlen të vizitohet prej çdokujt!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Franca në Krah të Greqisë! Filloi Rivaliteti Francë - Turqi: Dy 'Rafale' Fluturuan mbi Anijen Turke 'Oruc Reis'!

Next Story

Mutacioni që Pëson Covid-19 Gjatë 24-Orëshit!

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një