Mesazhi urgjent i Aleksandar Vuçiç për popullin serb: “Jemi në prag konflikti me Kosovën. Bisedimet me shqiptarët e Kosovës kanë dështuar!”
Serbët kanë marrë armët në Mitrovicë.
Presidenti i Serbisë Vuçiç ka njoftuar për kolapsin e negociatave me Kosovën, të cilat u zhvilluan në Bruksel. Fundi i rrugës ka ardhur për të gjithë në Ballkan.
Autoritetet e Kosovës nga nesër do t’u vendosin gjoba serbëve për mosndryshim të targave, diçka që është cilësuar si pogrom dhe spastrim i zonës nga elementi serb.
Presidenti i Serbisë aktualisht po mban një fjalim urgjent duke i informuar qytetarët e Serbisë për zhvillimet tashmë dramatike.
Shqiptarët dhe serbët janë nën kërcënimin e armëve me konfliktin të jetë tani më, thjesht dhe vetëm çështje kohe.
Serbët raportojnë se një falangë ushtarake shqiptare me mjete të blinduara po përgatitet të niset nga Prishtina për në Mitrovicë.
Ushtria serbe është vënë sërish në gatishmëri të lartë dhe të plotë.
“Ushtria serbe është e gatshme të marrë të gjitha masat për të mbrojtur serbët në Kosovë dhe Metohi me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiç”, tha Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.
Në të njëjtën kohë, në veri të Kosovës, serbët mbyllën të gjitha dyqanet në zonë dhe po përgatiten të vendosin postblloqe.
Situata është ekstreme.
Vuçiç tha se: “Kemi marrë informacionet e fundit, situata është në prag konflikti. Situata në Kosovë është e vështirë, jemi në prag konflikti! Kryeministri i Kosovës nuk ka pranuar asnjë propozim, ka kërkuar të pamundurën, na presin netë pa gjumë“.
Prishtina ka dërguar forca speciale në veri të Kosovës.
E di që serbët e Kosovës do të më thonë se nuk mund të durojnë më, por jeta e të gjithëve është më e rëndësishme për ne, se çdo gjë tjetër.
I kërkoj edhe një herë Perëndimit të përpiqet të përdorë ndikimin e tij për të na ndihmuar të ruajmë paqen së bashku”.
Vuçiç: “Na presin netë pa gjumë!”
“Tekstet që kemi marrë janë ndryshuar dhjetë herë, por pala shqiptare ka shtuar gjithmonë diçka që qartësisht nuk ishte e mundur. Sot është e qartë për të gjithë se kush ishte konstruktiv dhe kush po lufton për paqe dhe stabilitet”, tha Vuçiç.
“Kemi netë pa gjumë dhe shumë ditë të vështira përpara. Kur flisni për diçka në të ardhmen, duhet të respektoni marrëveshjet që janë nënshkruar. Pala shqiptare e Kososvës është një pengesë, nuk bie në marrëveshje.
Ata duan të bëhet diçka që as nuk është diskutuar. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë e ardhmja, por nuk mendoj se kemi ndonjë tragjedi përpara, por nuk do të jetë e lehtë”, tha Vuçiç.
“I thashë popullit serb në Kosovë se shteti do të jetë me ta”, shtoi Vuçiç.
Policia e Kosovës nga nesër fillon të ndëshkojë serbët për targat!
Policia e Kosovës nga nesër do të nisë vendosjen e gjobave për qytetarët që kanë makina me targa të qytetit të Kosovës të lëshuara nga MPB-ja e Serbisë.
Policia e Kosovës thekson se, “në vazhdimësi ka monitoruar të gjitha ngjarjet dhe nga aspekti operativ ka bërë vlerësime eksperte sipas të cilave ka marrë masat e nevojshme, të arsyeshme dhe ligjore për zbatimin e ligjeve dhe vendimeve të shtetit”.
“Sipas vendimit për tabelat është paraparë masë paralajmëruese deri më 21 nëntor dhe pas kësaj date, nga 22 nëntori, Policia e Kosovës do të fillojë vendosjen e gjobave sipas legjislacionit aktual, që sipas vlerësimit dhe planit policor, pritet të fillojë gjatë ndërrimit të mëngjesit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Indeksonline.
E kemi shkruar në mast.al prej muajsh më parë që lufta në Kosovë po vjen dhe se Kurti është i destinuar për luftë, si një kriptokomunist dhe tradhëtar i kombit të tij, po luan një lojë që është në favor të Kosovës.
Sot edhe BE qortoi Kosovën dhe jo Sërbinë për mosarritjen e marrëveshjes dhe kësaj here forcat e NATO-s nuk kanë për të hyrë në Kosovë.