Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Francez Deklaron: “Europa Çarmatosej në Vend të Armatosej!”

/

Ish ushtaraku francez dekalroi se, “Europa po çarmatosej në vend që të armatosej, si Rusia dhe Turqia”.

Të vërteta të hidhura për zhvillimet e luftës në Ukrainë.

Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Francës, Pierre Devillier, vlerëson se ndonëse ushtria franceze është e para në Europë për nga aftësitë operacionale, ajo nuk do të mund të përballonte për një kohë shumë të gjatë nevojat e një lufte të ashpër, si ajo në Ukrainë.

I pyetur edhe nga gazeta “Le Figaro”, nëse situata botërore favorizon “kthimin e perandorive”, si Rusia, Kina apo Turqia, ai vë në dukje vitet e pajisjes së vendeve në fjalë me armë, në ndryshim nga Europa, e cila që nga rënia e Murit të Berlinit dhe më pas po “çarmatosej” për të shijuar “dividendët e paqes”.

Ai gjithashtu thekson se sipas tij, vendet në fjalë po kërkojnë të rifitojnë ndikimin e tyre të humbur, ndërsa atyre u shtohet edhe Irani, Arabia Saudite dhe India, vende potente për shkak të fuqisë demografike.

Ushtaraku francez argumenton gjithashtu se kriza ukrainase, pas pushtimit rus, demonstron paaftësinë e Europës për të peshuar çështjet botërore siç duhet, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet aktuale, ndërkohë që NATO me ndikimin e saj, po e ndan kontinentin në dysh.

Ai e konsideron joreal konceptin e një Europe sovrane, në një Europë federale, të cilën ai e konsideron të pamundur të ndërtohet mbi baza ekonomike dhe financiare me euron.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Satan SS-18 Mod 5 - Një i Tillë Mund të Eliminojë Francën ose Teksasin

Next Story

Supermakina e Vitit 1957

Latest from Info