Freddie Mercury – U Largua si Sot 24.11.1991

/

Këngëtari britanik legjendë, anëtari kryesor i bandës “Queen”.

Ai renditet ndër zërat më të mëdhenj të rock-ut në botë, por u shqua edhe si ‘showman’, duke arritur të ndërthurë teatrin, ekstravagancën dhe talentin.

Freddie Mercury lindi më 5 shtator 1946 në Zanzibar, Tanzani. Ai ishte me origjinë persiane dhe emri i tij i vërtetë ishte Farok Bulsara.

Ai e filloi aventurën e tij në muzikë që në vitet e adoleshencës, me grupin pesë anëtarësh “Hectics” në kolegjin e Bombeit, ku ishte i mbyllur. Atje, miqtë e tij i dhanë emrin artistik Freddy, me të cilin ai kaloi gjatë gjithë jetës së tij.

Pas formimit të grupit “Queen”, Freddie Mercury kompozoi shumë nga hitet më të mëdha të grupit, duke përfshirë “Somebody to Love”, himnin kombëtar “We Are the Champions” dhe operan “Bohemian Rhapsody”, e konsideruar nga shumë si arritja e tij kurorëzuese, e cila mbetet në krye të Listave të Mbretërisë së Bashkuar për dekada.

Këndoi këngën që ngreh peshë njerëzit kudo ndodhen “We will Rock You”.

Karriera solo e Freddie Mercury filloi në mesin e viteve ’80. Megjithatë, përpara se të publikohej albumi i tij i parë solo, ai ishte shfaqur me emrin Larry Leurex, duke regjistruar një interpretim të “I Can Hear Music” të kënduar fillimisht nga “Beach Boys”.

Në vitin 1990 ai u kthye në studio, këtë herë për të regjistruar me “Queen” albumin “Innuendo”, albumin e tij të fundit para se të tërhiqej nga ‘label’.

Disa muaj më vonë, mjekët njoftuan se Freddie Mercury vuante nga virusi SIDA. Dyzet e tetë orë më vonë, më 24 nëntor 1991, ai humbi betejën për jetën.

Partnerë të tij kanë qenë:

  • Mary Austin (1970–1976)
  • Jim Hutton (1985–1991)
Statujë e Freddie Mercury mbi Liqenin e Gjenevës në Montreux, Zvicër

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Si po e Fundosin SHBA-të Ekonominë e BE-së - Europianët e Kuptuan me Vonesë Kurthin Amerikan

Next Story

NATO & BE Njohin Rusinë si "Shtet Terrorist" - Përgatitje për Përfshirje Ushtarake në Ukrainë

Latest from Info