NATO & BE Njohin Rusinë si “Shtet Terrorist” – Përgatitje për Përfshirje Ushtarake në Ukrainë

/

Përshkallëzimi i situatës në Ukrainë.

NATO dhe BE njohin Rusinë si “shtet terrorist” dhe përgatiten për përfshirje ushtarake në Ukrainë.

NATO dhe BE po hedhin themelet për një konflikt të ri global.

Në një lëvizje me pasoja të pallogaritshme, si NATO, ashtu edhe Parlamenti Europian, si dhe 30 anëtarët e Aleancës Atlantike, miratuan një rezolutë mes së cilës njohin Rusinë si një “shtet terrorist”.

Ju kujtojmë se kohët e fundit Letonia dhe Estonia e njohën Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit.

Senati i Polonisë dhe Parlamenti i Republikës Çeke miratuan gjithashtu një rezolutë që e njeh qeverinë e Rusisë si një regjim terrorist, ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (APKE) e ka njohur Rusinë si një vend me regjim terrorist.

Lëvizjet jo vetëm që përshkallëzojnë konfliktin, por hedhin themelet për përfshirjen ushtarake të NATO-s dhe BE-së në Ukrainë.

Në fund të fundit, për arsye të “luftës kundër terrorizmit” SHBA ndërhynë dikur në Afganistan, por edhe në Irak.

Rezoluta u miratua unanimisht!

Më në detaje, Asambleja Parlamentare e NATO-s e njohu Federatën Ruse si një shtet terrorist, njoftoi kreun e Delegacionit të Përhershëm të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe një deputet nga partia “Shërbëtori i Popullit”, Yegor Cherne.

“Ne po miratojmë një rezolutë që u bën thirrje të gjithë aleatëve të përcaktojnë qartë se Federata Ruse dhe regjimi i saj aktual po veprojnë si një organizatë terroriste” tha Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Jerry Connolly përpara fillimit të votimit.

Rezoluta gjithashtu bën thirrje për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për agresionin rus në Ukrainë, tha Cherniev.

“Të 30 vendet e NATO-s mbështetën propozimet e delegacionit tonë.

Një gjykatë e tillë do të lejojë të dënojë jo vetëm ekzekutuesit e drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, por edhe udhëheqjen më të lartë të Federatës Ruse.

Vendimi do t’u dërgohet qeverive dhe parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s”, ka shkruar Cherne.

“Rezoluta e emëron Rusinë si kërcënimin më të menjëhershëm për sigurinë euroatlantike”, tha Tomas Valasek, kreu i delegacionit sllovak në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Aty theksohet qartë se shteti i Rusisë, nën regjimin e saj aktual, është terrorist”, shtoi ai, duke theksuar se Rusia ka shkelur marrëveshjet e saj me Aleancën, kështu që dispozita që kufizon vijën e frontit të trupave është “e pavlefshme”.

Ai tha se rezoluta mori parasysh pritjet për një rritje të furnizimeve me pajisje në Ukrainë, përpunimin e hapave specifikë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, krijimin e një mekanizmi për pagesën e kompensimit nga Rusia për dëmin që i ka shkaktuar vendit.

Cherne vuri në dukje se rezoluta e iniciuar nga pala ukrainase parashikon që NATO do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në të njëjtën kohë, ai thase përfaqësuesit veçanërisht theksuan se ushtria ukrainase do të forcojë NATO-n, për këtë arsye anëtarësimi i Ukrainës është i dëshirueshëm dhe i rëndësishëm për Aleancën.

Parlamenti Europian e quajti Rusinë një “vend që promovon dhe nxit terrorizmin” mes rezolutë që miratoi sot, të mërkurën (23/11/2022).

Rezoluta u miratua me votat e 494 eurodeputetëve, 58 eurodeputetë votuan kundër, ndërsa 44 abstenuan.

Vendimi i Parlamentit Europian u mirëprit nga presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Rezoluta jodetyruese u miratua nga një shumicë e madhe dhe ndër të tjera thekson se Rusia përbën “një regjim terrorist, për shkak të shkatërrimit fizik të qëllimshëm të infrastrukturës urbane dhe vrasjeve masive të qytetarëve ukrainas, të cilat synojnë të eliminojnë popullin ukrainas”.

Të 27 vendet anëtare janë gjithashtu të ftuara të karakterizojnë Rusinë në këtë mënyrë “me të gjitha pasojat negative që kjo sjell”.

Vlen të theksohet se Parlamenti Europian nuk ka kompetencë për të imponuar politika mbi qeveritë e të 27 vendeve, apo Komisionit Europian, si dhe rezolutat e tij janë jo detyruese.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Freddie Mercury - U Largua si Sot 24.11.1991

Next Story

Komandanti i Forcave Wagner Rrethohet & Vret Veten me Një Plumb në Zemër (video)

Latest from Info