Komandanti i Forcave Wagner Rrethohet & Vret Veten me Një Plumb në Zemër (video)

/

Komandanti i forcave Wagner rrethohet dhe vret veten me një plumb në zemër për të mos rënë në duart e ukrainasve!

Mediat ruse shkruan: “Fundi tragjik i një Heroi!”

Qindra qytetarë rusë po i bëjnë homazhe komandantit të PMC Wagner, i cili zgjodhi të qëllonte veten me një plumb në zemër në vend që t’i dorëzohej forcave ukrainase.

Mediat ruse po flasin për fundin tragjik të një heroi që luftoi në disa fronte në Ukrainë.

“Komandanti i forcave Wagner nuk iu dorëzua forcave ukrainase, por preferoi të bënte vetëvrasje. Komandanti që mbante shenjën e thirrjes “Cherdash”, u plagos rëndë në betejat e Donetskut. Megjithatë, i vetëm dhe i rrethuar nga dhjetëra ukrainas, ai preferoi t’i qëndronte besnik atdheut të tij.

Ai mori armën e tij dhe tërhoqi këmbëzën me një plumb që i kaloi në zemër. Pusho në paqe, luftëtar rus”, thonë burimet ruse, duke konfirmuar vdekjen e tij.

Ajo që rusët nuk sqarojnë është sesi dhe pse Komandanti i tyre u gjend i rrethuar dhe pa ndihmë.

Mirëpo, nga video duket se ai po përgatitet të vrasë veten duke mbuluar fytyrën, kur papritur kthehet dhe ndryshon pozicionin e armës, me gjasë duke synuar dronin ukrainas.

Videoja gjendet në trupin e tij që nuk lëviz, pasi ka marrë të paktën dy goditje nga një dron ukrainas.

Rusët, megjithatë, konfirmuan vdekjen e tij.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

NATO & BE Njohin Rusinë si "Shtet Terrorist" - Përgatitje për Përfshirje Ushtarake në Ukrainë

Next Story

Historia e "SOS"

Latest from Info