Rusia i Pret Furnizimin me Naftë Çdo Vendi që Mbështet Çmimin Tavan Vendosur nga G7

/

G7 vendos kufizim të çmimit të naftës ruse, vendos çmim tavan nga 65-70 dollarë për fuçi.

Rusia ka paralajmëruar se çdo vend që mbështet kufirin e çmimit të naftës do t’i bëjë automatikisht embargo.

Shqetësuese për Greqinë është se qeveria mbështet vendosjen e një tavani për naftën ruse dhe akoma më shqetësuese është se Greqia merr sasi të konsiderueshme, deri në 20% të totalit të nevojave të naftës nga Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot (24/11) se Rusia planifikon të ndalojë furnizimin me naftë dhe gaz natyror për vendet që mbështesin vendosjen e një tavani mbi çmimin e naftës ruse.

Grupi G7 po shqyrton vendosjen e një tavani për naftën ruse nga 65-70 dollarë për fuçi, megjithëse qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë vendosur ende për çmimin dhe bisedimet pritet të vazhdojnë.

“Deri më tani, ne i qëndrojmë qëndrimit të Presidentit Putin se ne nuk do të furnizojmë me naftë dhe gaz vendet që do të vendosin dhe do të marrin pjesë në grupin e vendeve që dakortësojnë për çmimin tavan,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë të përditshme me gazetarët.

“Por ne duhet të analizojmë gjithçka përpara se të formulojmë pozicionin tonë”, tha ai.

Kremlini mohoi gjithashtu se sulmet e tij në rrjetin elektrik të Ukrainës kishin në shënjestër civilët, por tha se Kievi mund të ndalojë vuajtjet e popullsisë së tij duke përmbushur kërkesat e Rusisë për të zgjidhur konfliktin.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se, “nuk ka pasur goditje ndaj objektivave civilë dhe nuk do të ketë”.

Ryabkov shtoi se kontaktet me Uashingtonin bëhen me telefon, por ato bëhen përmes kanaleve diplomatike dhe jo në nivel presidentësh.

Në një zhvillim tjetër, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha sot se i pengoi shërbimet speciale ukrainase të kryenin atë që e përshkroi si sabotim të tubacionit të gazit Rrjedha Jugore.

“Si rezultat i një sërë masash hetimore, FSB parandaloi një përpjekje të forcave speciale ukrainase për të kryer një akt sabotimi dhe terrorizmi në tubacionin e gazit Rrjedha Jugore që furnizon me burime energjie Turqinë dhe Europën”, tha FSB.

Embargo të gjitha vendeve që do të bëhen pjesë e marrëveshjes për çmimin tavan për naftën ruse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Është Marrëveshje Kosovë - Serbi Një Dorëzim i Kosovës për të Shmangur Një Luftë në Ballkan?

Next Story

Si po e Fundosin SHBA-të Ekonominë e BE-së - Europianët e Kuptuan me Vonesë Kurthin Amerikan

Latest from Info