Shqetësim në SHBA: Qindra Dronë Kinezë Janë Parë mbi Uashington Muajt e Fundit

/

Komiteteve përkatëse të Senatit iu dhanë informacione të klasifikuara.

Qindra dronë të prodhuar nga Kina janë parë në hapësirën ajrore të kufizuar, mbi Uashington, gjatë muajve të fundit, një prirje për të cilën agjencitë e sigurisë kombëtare të SHBA shqetësohen se mund të bëhet një mjet i ri i spiunazhit të huaj.

“Dronët rekreativë” të prodhuar nga kompania kineze DJI, të cilët janë projektuar me gjeokufizime specifike për t’i mbajtur ata larg vendndodhjeve të ndjeshme, manipulohen nga përdoruesit me rregullime të thjeshta të anashkaluara për të fluturuar mbi zona të ndaluara.

Zyrtarët federalë dhe ekspertët e industrisë së dronëve të SHBA-së kanë dhënë njoftime të klasifikuara në komisionet e Senatit për Sigurinë Kombëtare, Tregtinë dhe Inteligjencën në lidhje me zhvillimin, thanë tre persona me akses në ato komunikime për Politico. Një zëdhënës i Komitetit të Inteligjencës, i cili është informuar nga afër për rreziqet e kundërzbulimit, nuk pranoi të komentojë mbi informimet.

Zyrtarët shtojnë, megjithatë, se ata nuk besojnë se “tufat” e dronëve drejtohen nga qeveria kineze. Në të njëjtën kohë, Kongresi po debaton për zgjerimin e autoriteteve federale ekzistuese dhe miratimin e autoriteteve të rejave për të gjurmuar mjetet ajrore, si kërcënime të mundshme të sigurisë.

Është e paqartë deri më tani, sipas Politico, nëse Kongresi do të bëjë diçka për të trajtuar kërcënimin e mundshëm të dronëve.

Ndërkohë, ndërsa zyrtarët besojnë se Pekini nuk mbikëqyr turmat e dronëve, kompania DJI ka siguruar fonde nga subjektet investuese në pronësi të qeverisë kineze, një fakt që kompania thuhet se është përpjekur ta fshehë.

“Çdo teknologji me origjinë nga Kina ose kompanitë kineze paraqet një rrezik real dhe cenueshmëri të mundshme që mund të shfrytëzohet si tani ashtu edhe në kohë konflikti”, tha Senatori Marco Rubio, nënkryetar i Komitetit të Inteligjencës, në një intervistë për kërcënimet e mundshme që paraqesin dronët e interesave të huaja.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Washington Post: "Gjermanët Nuk Duan Më të Japin Ndihmë & Mbështetje Ushtarake për Ukrainën!"

Next Story

Ish Gjenerali Amerikan Lufton për Rusinë - Komandant i Një Batalioni të 'Wagner'

Latest from Info