Mirionis – Shigjetari më i Mirë i Luftës së Trojës

/

Mirionis ishte kretiani i parë “i famshëm”.

Në mitologjinë greke Mirionis ishte një hero nga Kreta, djali i Molus, djali i paligjshëm i Defkalionit (babai i Idomeneas) që mori pjesë në Luftën e Trojës. Shigjetari i parë i famshëm kretian.

Homeri flet për të tek “Iliada” dhe Arriani tek “Gjuetia”. Kreta konsiderohej shtëpia e harkëtarëve të egër në kohët homerike. Ai mori pjesë në betejën që u zhvillua mbi trupin e Patroklit dhe arriti të shpëtojë trupin e tij.

Mirionis e dëshmoi aftësinë e tij në përdorimin e harkut në lojërat e organizuara nga Akili për të nderuar mikun e tij të shtrenjtë Patroklin.

Ndër ngjarjet e tjera të ndodhura më ato lojëra ishte edhe gjuajtja me hark. Mirionis kaloi në epërsi në këtë ndeshje me hark dhe u shqua për përdorimin e tij.

Këto lojëra u zhvilluan përpara gjithë ushtrisë, pranë varrit të Patroklik. Objektivi ishte një pëllumb i lidhur në direkun e një anijeje. Atmosfera ishte shumë e gjallë dhe spektatorët brohorisnin, inkurajonin sportistët. Në luftë morën pjesë harkëtarë të njohur të lashtë si Tevkros, Mirionis e të tjerë. Rendi i harkëtarëve përcaktohej me short. Të gjithë merrnin çmime, edhe të mundurit.

Çmimi i parë i jepej atij që kishte sukses mbi pëllumbin, si dhe Akili i ofronte dhjetë monedha prej hekuri më shumë atij që priste litarin që mbante të lidhur pëllumbin.

Fillimisht shënoi Tevkrosi, i cili arriti të godasë vetëm litarin, duke bërë që pëllumbi të fluturojë i lirë, më pas Mirionis e shënon me shpejtësi dhe e godet në ajër. Fitorja e tij ka vlerë më të madhe, sepse ai mundi Tevkrosin, i cili doli i dyti, edhe pse ishte një harkëtar i famshëm ndër akejtë.

“Iliadë”, Mirionis paraqitet për herë të parë në rapsodinë B, si mik i udhëheqësit kretian Idomeneas, ndërsa në rapsoditë N dhe P Homeri përshkruan bëmat e tij:

Mirionis vrau shumë armiq, duke përfshirë Fereklos, Adhamas, Athamandas, Akamandas, Arpalionas, Laogonos dhe Hippotionas.

Gjithashtu, ai plagosi Dhiifobin dhe shmangu goditjet e Eneut me lëvizje shumë të shpejta, i cili me tallje e quajti “orkest”, domethënë “valltar”, për shkak të mënyrës sesi u shmangej shigjetave në fushën e betejës.

Etimologjikisht emri i tij vjen nga kocka e kofshës. Dhe thuhet se ia kanë dhënë emrin për shkak të kofshëve të forta që kishte, gjendjes së shkëlqyer fizike të trupit. ‘Kofshë’ (Miro) e kanë quajtur të parët e grekëve edhe Sirion. Ndërsa Dionisi mendohet se lindi nga Kofsha (Miro) e Zeusit.

Personaliteti i Mirionis del nga epitetet që i atribuohen në “Iliadë”, si: hero, shtizëhedhës, i matur, i bindur, kokëulur, ndërsa për trimërinë e tij është krahasuar me vetë perëndinë e luftës Aris (Marsin). Atij i atribuohet edhe shprehja në greqisht, që ka mbërritur deri në ditët tona “nga të vjen kapuçi”, e cila megjithëse i kishte rrënjët në Greqinë më të lashtë, edhe para trojanëve, mori rëndësi dhe kuptom kuptimi tek “Iliada”, Rapsodia 10, st. 260 k.ex.

Akejtë donin të dërgonin dy spiunë në kampin ushtarak të Trojës dhe shfaqën dëshirën dhe gatishmërinë Diomedi dhe Odisea.

Të parit, Thrasimidi, biri i Nestorit, i dha një shpatë dhe një përkrenare.

Të dytit iu dha Mirioni, nipi i Idomeneas.

Pas rënies së Trojës, Mirionis dhe Idomeneas u kthyen të sigurtë në Kretë, ku pas vdekjes u nderuan nga banorët si heronj.

Në tabelat e mbretërve të Kretës, Mirionis përmendet si mbreti i 17-ti në radhë.

Sipas një tradite të mëvonshme, Mirionis më pas udhëtoi për në Siçili, ku u mirëprit nga kolonët e Kretës atje, si dhe në Minoa dhe Engyion.

Në Engyio përmendet gjithashtu se heroit është adhuruar në një vend të shenjtë, të ruajtur, ku u zbulua një përkrenare me mbishkrimin “MIRIONOU”.

Mirionisit iu besua edhe themelimi i qytetit Krissa në Paflagoni.

Mirionis i është dhënë emri edhe asteroidit “Meriones” (3596 Meriones) të Grupit Trojan, i zbuluar në 1985.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA: Të Vaksinuarit Përbëjnë Shumicën e Vdekjeve nga Covid

Next Story

Shteti-Pronë & Çifçinjtë në Mëditje

Latest from Info