Hewlett-Packard do të shkurtojë 4000 deri në 6000 vende pune deri në vitin 2025.
Vazhdon dominoja e pushimeve nga puna në kompanitë e teknologjisë.
Prodhuesi amerikan i kompjuterave dhe printerëve HP njoftoi të martën se do të pushojë nga 4.000 deri në 6.000 punonjës deri në vitin 2025, duke ndjekur hapat e disa kompanive të tjera teknologjike që njoftuan vendime të ngjashme këtë vjeshtë.
Kjo industri aktualisht punëson afërsisht 61.000 punonjës, ose 10.000 më shumë se një vit më parë.
Një zëdhënës i Hewlett-Packard i tha AFP se “kjo strategji e re do të na lejojë t’u shërbejmë më mirë klientëve tanë dhe të krijojmë vlerë në afat të gjatë duke ulur kostot tona dhe duke riinvestuar në fusha kyçe për të ardhmen”.
Me pushimet nga puna, kompania shpreson të kursejë 1.4 miliardë dollarë në vit gjatë tre viteve të ardhshme.
Kohët e fundit, disa nga fqinjët e saj në të ashtuquajturën Silicon Valley, si Meta (Facebook, Instagram), Amazon, Twitter, Lyft (platformë për prenotim makinash me shofer), Salesforce dhe Stripe (shërbime financiare online), ndër të tjera, njoftuan valë të njëpasnjëshme pushimesh nga puna.
Ndërsa pandemia në përgjithësi i ka dhënë një shtysë sektorit të teknologjisë, kriza aktuale ekonomike po dëmton kompanitë në këtë sektor, disa prej të cilave kishin punësuar shumë persona falë zhvillimit të tyre spektakolar.
Në vitin fiskal 2022, i cili përfundoi në fund të tetorit, HP kishte të ardhura prej 63 miliardë dollarësh, 0.8% më pak nga viti më parë dhe fitim neto 3.5 miliardë dollarë.
Në Wall Street, çmimi i aksionit të HP ra rreth 1% në tregtimin.