BE Deytron Europianët të Jetojnë me Dritën e Qiririt & të Ngrohtën e Batanijes – Çmim Tavan për Naftën Ruse

/

BE-ja është e gatshme t’i detyrojë europianët të jetojnë me dritën e qirinjve dhe të mbështillen me batanije, pasi u ra dakord çmim tavan për naftën ruse!

Presidenti rus ka paralajmëruar se kjo vendimmarrje do të ketë “pasoja të rënda”.

BE-ja thuhet se është e gatshme të lërë të gjithë popullsinë europiane të ngrijë në mes të dimrit, pasi vendosi një çmim tavan për naftën ruse, pavarësisht paralajmërimeve ruse, të cilat, si me gazin natyror, thjesht çuan në mbylljen e rubinetit.

Duket se në Bruksel e kanë zili Kievin dhe për mbështetje duan të dërgojnë të gjithë qytetarët europianë të jetojnë nën dritën e qirinjve dhe të ngrohen me batanije.

Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord përkohësisht për një çmim maksimal të shitjes prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse të transportuar nga deti, pa një rrugëdalje alternative në rast se Rusia ndalon dërgimin e ngarkesave.

Me një mekanizëm rregullimi që do të mbante kufirin e çmimit në 5% nën çmimin e tregut, tha një diplomat i Bashkimit Europian

Polonia, e cila kërkoi kufirin më të ulët të mundshëm të çmimit, duhet të pranonte marrëveshjen deri në orën 17.00 me orën shqiptare.

Marrëveshja më pas do të duhet të miratohet nga të gjitha qeveritë e BE-së në një proces me shkrim deri nesër të premten, tha diplomati.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të ketë “pasoja të rënda” nëse vendoset një tavan mbi çmimin e naftës ruse.

“Veprime të tilla janë në kundërshtim me parimet e marrëdhënieve tregtare dhe ka të ngjarë të çojnë në pasoja të rënda për tregun ndërkombëtar të energjisë”, tha Putin në një telefonatë me kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani.

Sipas deklaratës së Kremlinit, të dy udhëheqësit diskutuan “përpjekjet e një numri vendesh perëndimore për të vendosur kufizime në çmimin e naftës së papërpunuar ruse”.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar përpjekjet e tyre ditët e fundit për të arritur një marrëveshje për çmimin maksimal të naftës ruse që ata importojnë.

Rusia dhe Iraku janë të dyja vende prodhuese të naftës dhe marrin pjesë në OPEC+ që përcakton nivelet e prodhimit.

Fillon disheza e ekonomisë europiane dhe rëndohet situata e banorëve të kontinentit të vjetër. Marrëzia e BE-së ka kaluar çdo kufi, teksa europianët e vaksinuar, vegjetojnë në dhjamin ende të pashkritë të tyre.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Amerikanët Nxjerrin Zbuluar Presidenten e KE Ursula von der Leyen, Lidhur me Rusinë!

Next Story

Rusia Duket se do i Japë Goditjen Përfundimtare Ukrainës

Latest from Info