Gjermani: Hoqën Kryqin nga Salla Ku u Mblodh G7

/

Nuk fshihen më, por nuk po kuptojmë që jemi “spërkatur”.

Më 3 dhe 4 nëntor, Ministrat e Jashtëm të G7 u takuan në Münster, Gjermani. Në këtë qytet në vitin 1648 u nënshkrua Paqja e Vestfalisë.

Një kryq i varur në Sallën e Paqes në Bashkinë historike të Munster, në murin verior me mobiljet e tij imponuese prej druri, u hoq nga Ministrja e Jashtme gjermane. Mesa duket, e bëri gati që ta kryqëzojnë atje, ata pak gjermanë të ndërgjegjshëm që kanë mbetur, për gjëmën që po u sjell.

Heqja e kryqit u justifikua si pjesë e “rinovimit” të Bashkisë historike për mbledhjen e G7.

Të paktën këtë deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të premten e kaluar në Berlin, edhe pse nuk kishte asnjë vendim për këtë, në nivel politik. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock e injoroi çështjen, gjë që na lë të mednojmë se personalisht e ka dhënë urdhërin për heqjen e kryqit.

medium_2022-11-04-4d50f26a71-2991429

“Nuk ishte një vendim i vetëdijshëm, sigurisht jo një vendim politik, por padyshim një vendim organizativ” tha politikania e Gjelbër të premten pas takimit me kolegët e saj nga demokracitë potente ekonomike.

Baerbock dhe homologët e saj të G7 u takuan të enjten dhe të premten në Sallën e Paqes të bashkisë historike të qytetit. Është një vend simbolik, pasi Paqja e Vestfalisë u nënshkrua atje më shumë se 370 vjet më parë, duke i dhënë fund Luftës Tridhjetëvjeçare.

04-urnnewsmldpacom2009010122110499388496v3w800h600l517t207r1645b1039jpeg-fe0e64b0f08b7777-1

Kryqi i madh i cili u montua në një mur me panele druri është ‘Kryqi i Këshillit’ i shekullit të 16-të. Në fotot e grupit G7 nga dhoma, megjithatë, mund të shihni në sfond se bazamenti është bosh dhe kryqi mungon.

Përveç Gjermanisë, G7 ka në përbërje Francën dhe Italinë, Japoninë, Kanadanë, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Gjermania do të mbajë presidencën deri në fund të vitit dhe aktualisht është përgjegjëse për organizimin e konferencave.

Kryebashkiaku i Münster Markus Lewe (CDU) tha se kryqi u hoq me kërkesë të Ministrisë së Jashtme për kohën e takimit. “Nuk mendoj se është dashur të merret ky vendim dhe jam penduar për këtë. Përshtypja ime është se edhe Sekretari i Shtetit u befasua”, tha ai. Për shekuj me radhë, kryqi i ka takuar Sallës së Paqes dhe rrjedhimisht historisë dhe kulturës së vendit të konferencës.

Deputeti i Unionit Kristian Demokrat, Thorsten Frei (CDU) kritikoi kanalin TV Welt se qeveria federale ka “harruar traditën dhe historinë”. Kushdo që heq simbolet e besimit të krishterë nga një sallë konferencash nuk është një kozmopolit, por një fanatik.

Dioqeza e Münster e përshkroi masën në një deklaratë si “të pakuptueshme”. Traditat dhe simbolet e lidhura me to, të cilat janë shprehje vlerash, qëndrimesh dhe besimesh fetare, nuk mund të varen dhe hiqen thjesht me bendimet e një njeriu.

fg8viltwqaape7m

Gjithsesi ajo që është befasuese është se siç shihet edhe nga fotot Kryqi mungon, por nuk janë hequr disa shandanë me shtatë qirinj.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Anglo-Saksonët Luftë Deri tek Ukrainasi i Fundit & Deri tek Fabrika e Fundit Gjermane

Next Story

Regjimi i Informalitetit Tritol 'Prestigjit' - Tritol Fobie Shqiptarëve

Latest from Info