Polonia Kërkon Zyrtarisht nga Gjermania 1.3 Trilionë Euro për Dëmshpërblimet e Luftës II Botërore – Fton Edhe Greqinë

/

Amerikanët po përpiqen ta shpërbëjnë Gjermaninë hap pas hapi. Polonia po kërkon zyrtarisht tashmë nga Gjermania 1.3 trilionë euro për dëmshpërblimet e Luftës së II Botërore dhe një Konferencë Ndërkombëtare për Dëmshpërblimet. Polonia i bën ftesë dhe thirrje Greqisë të bëjë të njëjtën kërkesë për dëmet e Luftës, teksa Gjermania nuk u ka dhënë asnjë dëmshpërblim.

Një tjetër goditje kundër Gjermanisë pas shpërthimit të tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream!

Tani diskutohet se çfarë do i lënë Gjermanisë!Vendi tashmë është pa burime energjie, duke hyrë në një cikël deindustrializimi, ndërsa nëse thirret të japë edhe trilionë për reparacionet, atëherë në mënyrë të pashmangshme do të ketë rrënie të ndjeshme, të theksuar ekonomike.

E kundërta është e vërtetë për Poloninë. Vendi po kthehet në një kështjellë të pathyeshme me programe kolosale armatimi në të gjithë sektorët, ka akses në burimet e energjisë dhe tregon se do të jetë fuqia e re e madhe e Europës.

Deklarata të ngjashme u bënë nga zëvendës-Ministri polak i Punëve të Jashtme dhe Komisioneri për Reparacionet e Luftës, Arkadiusz Mularczyk, i cili ndodhet në një vizitë 2-ditore në Berlin (6 dhe 7 dhjetor).

Sipas Dimitra Kyranoudis, gazetares së DW, nga Berlini zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë Arkadiusz Mularczyk u shpreh pro mbajtjes së një Konference Ndërkombëtare me të gjitha vendet e interesuara drejtpërdrejt, përfshirë Greqinë.

“Polonia po shton presion ndaj Gjermanisë për dëmshpërblimet e luftës”, raporton rrjeti ZDF me rastin e vizitës 2-ditore në Berlin të Arkadiusz Mularczyk.

“Çështja e reparacioneve të luftës është thelbësore për Poloninë” tha ai, duke shkuar një hap më tej: “Gjermania tani ka vetëm një zgjedhje, Gjermania duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me Poloninë, në të kundërt Varshava do të ngrejë çështjen në të gjitha forumet ndërkombëtare, OKB, Këshilli Europës dhe BE.

Përtej bisedimeve dypalëshe, duhet të mbahet një Konferencë Ndërkombëtare për këtë çështje, sepse ka të bëjë me shumë vende të tjera”.

Fakti është se, përveç Polonisë, Greqia gjithashtu pretendon vazhdimisht dëmshpërblime lufte nga Gjermania, të cilat, siç thonë të gjitha qeveritë greke gjatë gjithë kohëve, mbeten aktive në tërësinë e tyre. Por për momentin nuk ka pasur reagime greke për deklaratat e nënpresidentit polak.

Arkadiusz Mularczyk vazhdon:

Sipas DAP tashmë dy javë më parë, Polonia u dërgoi një notë zyrtare diplomatike 51 vendeve të BE-së, NATO-s dhe Këshillit të Europës, duke komunikuar qëndrimet e saj për këtë çështje.

Megjithatë, pala polake nuk duket e gatshme të ulë tonet.

“Asgjë nën tapet”, theksoi zëvendësministri polak, duke komentuar qëndrimin e përhershëm gjerman se çështja e reparacioneve të luftës përfundoi me marrëveshjen 2 plus 4 të vitit 1990.

Që nga vitet 1950, Gjermania ka ndjekur një politikë “heshtjeje, kufizimi dhe harrese”, thotë ai, duke iu referuar “njerëzve në Poloni që kaluan tërë jetën e tyre duke kërkuar drejtësi dhe nuk e gjetën atë”, ndërsa pensionet në Gjermani paguhen “për ish ushtarë të Wehrmacht dhe anëtarë të SS”.

Sipas vëzhguesve në Gjermani, të cilët janë shumë të njohur me marrëdhëniet gjermano-polake, në të vërtetë pretendimet polake po kalojnë tani në një nivel të ri, duke vënë zyrtarisht në tavolinë skenarin e “ndërkombëtarizimit” të çështjes. Varshava, vlerësojnë ata, po shton presionin ndaj Gjermanisë duke përdorur të gjitha mjetet diplomatike, ligjore dhe politike.

Megjithatë, këto lëvizje duhet të shihen në dritën e (dhe) zgjedhjeve të ardhshme vendimtare parlamentare, ndoshta në vjeshtën e ardhshme. Çështja kryesore në axhendën e PiS ultra-konservatore do të jenë pretendimet polake prej 1.3 trilionë euro kundrejt Gjermanisë, duke qenë se shumica e polakëve e konsiderojnë pretendimin e tyre të vlefshëm.

Në të njëjtën kohë, një pjesë e madhe e elektoratit qeveriset nga ndjenja “anti-gjermane”, të cilat PiS kërkon t’i shfrytëzojë politikisht. Mbetet të shihet gjithashtu se çfarë qëndrimi do të mbajë Greqia për këtë çështje, sipas të njëjtave burime.

Nga ana tjetër, burime në Berlin, që ndoshta do ta shihnin pozitivisht mundësinë e një “dialogu të ndershëm” me Poloninë, vlerësojnë se shuma prej 1.3 trilionë euro është objektivisht joreale në kushtet e sotme. Nga disa shtrohet edhe pyetja nëse një dialog i tillë me vende si Polonia apo Greqia është vërtet “i sinqertë” dhe jo thjesht një mjet oportunist për përfitime të brendshme politike.

Megjithatë, është interesante të theksohet historiani dhe studiuesi i pretendimeve polake (si dhe greke) për dëmshpërblime lufte, Karl Heinz Roth, i cili, i pyetur për të komentuar pretendimet polake për DW, e karakterizon raportin e ekspertit parlamentar polak si “solid” përsa i përket dokumentacionit dhe “i shkëlqyer në pamjen që jep për dëmin total që Polonia pësoi nga nazistët, duke humbur 40% të PBB-së së saj”.

Në fakt, ai i cilëson pretendimet greke si po aq “kompakte”, pavarësisht dallimeve të tyre me ato polake për nga përmbajtja, shtrirja dhe metodologjia.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Regjimi i Kievit Bën Thirrje për Çarmatim të Plotë të Rusisë

Next Story

Dokument FBI: Shtëpia e Bardhë & Kissinger Pranojnë se Hitleri nuk Vdiq në L2B

Latest from Info