Uri e planifikuar?
Forumi Ekonomik Botëror (WEF) dëshiron që të zvogëlohet në mënyrë drastike popullsia e botës përmes mungesave të orkestruara ushqimore në mbarë botën, për të cilat do të fajësojë “ngrohjen globale”.
Ky sulm i bashkërenduar në furnizimin me ushqim në botë u intensifikua këtë javë kur qeveria gjermane urdhëroi fermerët të reduktojnë në mënyrë drastike përdorimin e plehrave, në një përpjekje për të përmbushur axhendën e WEF.
Javën e kaluar, qeveria holandeze, duke vepruar gjithashtu me urdhër nga WEF, mbylli 3.000 ferma për të përmbushur objektivat e Klaus Schwab për ngrohjen globale.
Thegatewaypundit.com raporton: “Ndërkohë, kostot e ushqimit në Bashkimin Europian u rritën 17.26% në tetor 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”.
Mike Adams në Natural News raportoi:
Gjatë vitit të kaluar, burokracia e tiranisë së gjelbër të BE-së ka arritur pothuajse të shkatërrojë marrëdhëniet energjetike të Europës Perëndimore me Rusinë, duke e lënë kontinentin të dëshpëruar pa energji të mjaftueshme për të mbajtur funksionimin e rrjetit elektrik. Tani, furnizimi me ushqim i Europës është nën sulm të drejtpërdrejtë përmes programeve të shumta që duket se janë krijuar për t’i dhënë fund ushqimit, në të njëjtën kohë që energjia elektrike po bëhet e pamundur për bizneset dhe familjet.
“Gjermania ndalon fermerët në përdorimin e plehrave të tokës për t’i shërbyer Axhendës së Gjelbër të BE-së”, thotë Breitbart. “Që nga e enjtja, përdorimi i plehrave nitrat është reduktuar shumë në hapësira të mëdha të tokave bujqësore në North Rhine-Westphalia”, shkruan Breitbart, duke iu referuar një prej rajoneve më të mëdhenj, prodhues ushqimorë të Gjermanisë.
Ndalimi vjen nga burokratët e BE-së që bëjnë luftë kundër azotit, elementi thelbësor që përbën gati 80% të atmosferës së Tokës dhe është kritik për prodhimin e të korrave. Pasi i kanë shpallur luftë karbonit, bllokut ndërtues të jetës biologjike, globalistët tani po synojnë azotin, si një mjet për të krijuar qëllimisht urinë globale dhe vdekjen masive (shpopullimin).