Zhurmë nga Deklarata e Merkelit: “Marrëveshjet e Minskut Ishin Teatër. Ne i Dhamë Kohë Ukrainës!”

/

Zhurmë ka shkaktuar deklarata e Merkel se pranimi i Marrëveshjeve të Minskut ishin teatër, për t’i dhënë kohë Ukrainës.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, tha se fjalët e ish Kancelares Angela Merkel në një intervistë për Die Zeit se marrëveshjet e Minskut u nënshkruan për t’i dhënë palës ukrainase një fitim kohor, mund të përdoren fare mirë për hapjen e gjykatave speciale.

Siç tha:

“Ajo që Merkel tha në intervistën e saj është dëshmia e një personi që deklaroi drejtpërdrejt se gjithçka që ndodhi në 2014-2015 kishte një qëllim: të largonte vëmendjen e komunitetit botëror nga problemet reale, të fitonte kohë dhe të mbushte armët e regjimit të Kievit, fakte që e çojnë situatën në një konflikt edhe më të madh.

Sipas Zakharova, “rrëfimi i ish Kancelares gjermane tingëllon i tmerrshëm, si një falsifikimi, metoda që operon Perëndimi, si makinacione, manipulime, çdo lloj shtrembërimi i së vërtetës dhe ligjit që mund të imagjinoni”.

Ajo theksoi:

“Përfaqësuesit e Perëndimit e dinin që atëherë, në vitin 2015, kur kishin negociuar për shumë orë, se nuk do t’i zbatonin kurrë marrëveshjet, por se do t’i kanalizonin armët regjimit të Kievit. Nuk u vinte keq as për gratë, as për fëmijët, as për popullsinë civile të Donbasit dhe Ukrainës në përgjithësi. Ata kishin nevojë për një përplasje dhe kanë qenë gati për të që nga viti 2015”.

Maria Zakharova ka komentuar intervistën e djeshme të Angela Merkelit. Ajo citoi Merkelin nga intervista e Zeit, në të cilën ish Kancelarja tha se “marrëveshja e Minskut e vitit 2014 ishte një përpjekje për të blerë kohë për Ukrainën”.

Merkel shtoi gjithashtu se dyshonte se vendet e NATO-s mund të kishin bërë aq shumë atëherë sa po bëjnë tani për të ndihmuar Ukrainën.

Zakharova shkroi:

“Domethënë, Berlini dhe rrjedhimisht, i gjithë Perëndimi kolektiv nuk respektoi marrëveshjet e Minskut, pretendoi se ishte në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, por përkundrazi në fakt mbështeti regjimin e Kievit me armë. [Perëndimi] injoroi të gjitha krimet e Kievit në Donbass dhe Ukrainë në emër të një goditjeje vendimtare kundër Rusisë”.

Në intervistën për gazetën Die Zeit, të publikuar më 7 dhjetor të këtij viti, Merkel ka thënë fjalë për fjalë:

“Marrëveshja e Minskut e vitit 2014 ishte një përpjekje për t’i dhënë kohë Ukrainës… Ishte e qartë për të gjithë ne se ishte një konflikt i ngrirë, se problemi nuk ishte zgjidhur, por kjo i dha Ukrainës kohë të çmuar.

Ukraina e viteve 2014-2015 nuk ka asnjë lidhje me Ukrainën e sotme”, argumentoi Merkel, duke folur për gazetën gjermane Die Zeit, duke shprehur dyshime nëse vendet anëtare të NATO-s do të ishin në gjendje të mbështesin Ukrainën në masën që po e bëjnë sot.

Në ngjarjet e vitit 2014, Merkel ishte kancelare e Gjermanisë, ndërkohë që ishte një nga protagonistet kryesore në formimin e marrëveshjeve të Minskut, që synonin trajtimin e konflikteve në Donbas.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Britmë Dëshpërimi nga Ministria e Jashtme e Ukrainës: "Na dërgoni armë!"

Next Story

Doktrina Monroe

Latest from Info